Maskë ushqyese që të ndiheni e mrekullueshme

Përbërësit: 3 kajsi të pjekura, 1 e bardhë vezësh e rrahur mirë dhe 5 pika vaj bajamesh.

Përgatitja: Lahen kajsitë, dhe bëhen në rende (tek vrimat e vogla).

Pureja e kajsisë përzihet me forcë, me të bardhën e vezës (mund të përdorësh mikser). Shto pak vaj bajamesh. Ndaje kompozicionin e maskës në dysh. Shtroje pjesën e parë në fytyrë, dhe qëndro 5 minuta me të në fytyrë.

Pastaj fshi fytyrën me një pecetë të butë, dhe shtro pjesën e dytë. Rezultatet janë shumë të mira, maska mund të përdoret dy herë në javë, kajsitë mund të zëvendësohen me pjeshkë