Maskë verore për të gjitha tipet e lëkurës

maskeSot do t’ju sugjerojmë një maskë shumë efikase. Maska me mjaltë dhe më mollë që është ideale për rigjenerimin e lëkurës dhe i jep shkëlqim lëkurës.

Kjo maskë është shumë e mirë për këto ditë vere, pasi mund të përdoret edhe si maskë që e mbron lëkuren nga rreyet e diellit. Mund të përdoret për çdo tip lëkure.

Ajo që ju nevojitet është një mollë dhe dy lugë mjaltë.

Përzieni të gjitha produktet e maskës me blender dhe e aplikojmë mbi fytyrën e pastruar nga make up-i. Lëreni 15 minuta maskën dhe e lajmë fytyrën normalisht. Efekti rigjenerues i lëkurës është i hatashëm. Mund ta aplikoni dy herë në javë.

Komento