Masturbimi, sjellje normale seksuale

Një studim i kryer ka treguar se madje 86 % e meshkujve masturbojnë rregullisht, ndërsa 18 % e tyre nuk mund t’i rezistojnë masturbimit të përditshëm.

Masturbimi është sjellje normale seksuale”, thekson mjeku Kat Van Kirk, ekspert për lidhje dhe zakone seksuale. Siç thonë shkencëtarët, masturbimi ndihmon në trajtimin e stresit ditor, rrit sistemin tuaj imunitar dhe përmirëson jetën seksuale, transmetojnë
mediet britanike.

Ekspertët thonë se masturbimi është mënyrë e shkëlqyer e mjekësisë parandaluese, ndërsa sondazhi ka treguar se 18 % e meshkujve masturbojnë tre herë në ditë. Një numër më i vogël, 17 % e tyre, thonë se e bëjnë rrallë këtë, ndërsa 14 % janë deklaruar se kurrë nuk e kanë provuar këtë.