Mbajtja e lotëve shkakton panik

Fëmijët qajnë shpesh dhe nuk vuajnë nga krizat e panikut. Ju do të pyesni nëse kanë lidhje ose jo këto fenomene? Po, sigurisht që kanë. Kjo vërtetohet edhe me faktin se të rriturit që fillojnë të vuajnë nga krizat e panikut janë ata të cilët mbajnë të qarën dhe emocionet.

Megjithatë nuk do të thotë se krizat e panikut lindin vetëm nga kjo arsye. Në fakt është një mënyrë e nxitjes së tyre. Krizat e panikut nuk ndodhin shpesh te fëmijët

. Që gjatë viteve të para të jetës ata janë në kontakt të menjëhershëm me emocionet e tyre, pakënaqësitë, kundërshtitë, dhe i shprehin në mënyrë të drejtpërdrejtë me të qarë, një funksion fiziologjik që bën të mundur nxjerrjen jashtë të energjisë së mbledhur që lidhet me emocionet. Kështu, truri i tyre mbetet i “pastër”, nuk grumbullon “mbeturina” dhe shumë shpejt fëmijët janë gati për të përballuar jetën.

Mbajtja e lotëve i hap “portat” panikut

Ne të rriturit nuk mund të qajmë për çdo gjë, ndaj kemi zhvilluar aftësinë për ta kontrolluar veten në shumë momente. Por disa njerëz e teprojnë dhe humbasin aftësinë për të qarë si për një dhimbje, mërzitje, shfryrje, ashtu edhe kur mallëngjehen. Ka nga ata persona të cilët kur humbasin një njeri të dashur, përmbahen dhe nuk qajnë as në momentin e hidhërimit dhe as pas shumë kohësh. Por çfarë ndodh me trurin e personit që nuk qan? Emocioni që mbetet brenda nuk shkarkohet, por shndërrohet në energji negative, që vetëm mblidhet. Çdo lot dhe emocion që mbahet shtohet deri sa një ditë arrijnë kufirin: pikërisht këtu shfaqet kriza e panikut, mënyra e vetme që i mbetet trurit dhe psikikës për të ulur presionin e brendshëm. Është një panik që shfaqet me forcën shpërthyese të të gjithë lotëve të mbajtur. Duke e ditur këtë gjë e ndihmoni si për t’u kuruar ashtu edhe për të parandaluar që situata të mos përkeqësohet.

Lotët që nuk duhen mbajtur:

Ja cilat janë emocionet që kur mbahen për një kohë të gjatë ju bëjnë që të jeni më të rrezikuar nga krizat e papritura të panikut:
– Dhimbja për humbjen e një personi të shtrenjtë
– Dhimbje për një ndarje sentimentale
– Inat për padrejtësitë që ju kanë bërë dhe mosreagimet ndaj tyre
– Mallëngjime të ndryshme dhe mbajtja e lotëve për një kohë të gjatë
– Të qara shfryrëse në periudha stresuese
– Shqetësim për humbjen e punës

Arsyet e përmbajtjes:

– Vështirësi për ta ndier thellë emocionin
– Nuk jeni mësuar me të qarën dhe “nuk e keni idenë se si bëhet”
– Duhet të ruani imazhin e “personit të fortë”
– Keni turp dhe frikë se si do t’ju gjykojnë të tjerët
– Keni ndjesinë sikur jeni të pambrojtur
– Keni frikë se mos rrëmbeheni nga emocionet
Si duhet ta kuroni panikun

Gjëja e parë që duhet të bëni është të mos përmbaheni, nëse po i mbani me zor lotët apo jeni mallëngjyer shumë, mos e përmbani veten. Qani deri sa të ndiheni të lehtësuar. Nëse prania e të tjerëve ju bezdis, mbylluni për pak kohë në një dhomë dhe lërini lotët të rrjedhin. Mos harroni se nuk jeni më pak të fortë vetëm se derdhni lot. Forca di ta përqafojë brishtësinë, por jo vetëm atë të të tjerëve, por edhe tuajën.

Qëndroni sa më shumë në natyrë

Natyra është një mike e mirë e njeriut. Qëndrimi jashtë ju afron më shumë me veten, falë analogjive të mistershme mes natyrës dhe psikikës sonë. Mbjellja e luleve, kujdesi për kafshët, takimi me miqtë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e botës emocionale, duke ju shkëputur nga energjia negative e krijuar te ju.

Përdorni teknika trupore

Emocionet e pranishme te ne janë materie biologjike dhe pikëtakimi me to është trupi. Gjeni një specialist ose një qendër që praktikon teknika trupore për t’u ndier më mirë. Por bëni kujdes, se mos favorizoni bllokimin që shfaqet vetëm kur të jetë momenti, pavarësisht se zhvillohet gradualisht.