Mbrojtja natyrale e organizmit

Para sistemit imunitar, gjatë gjthë jetës, dalin kërkesa të mëdha. Kjo “rrjetë” e organeve, qelizave dhe funksioneve, krijon bazën dhe barrierën e mbrojtjes së organizmit nga ndikimet e jashtme.

Sistemi imunitar aktivizohet në çastin e lindjes dhe vjen e zhvillohet gjatë jetës në mënyrë për të qenë gjithmonë aktiv. Na mbron nga faktorët e jashtëm, si viruse dhe bakterie duke aktivizuar shpejt, pas kontaktit me ta, gjithë një rrjetë të funksioneve finaliste për të mbrojtur organizmin.

Por sistemi imunitar nuk simbolizon një organ specifik. Megjithatë ka gjendje në të cilat sistemi imunitar rëndohet, në mënyrë të veçantë nga infeksionet kronike, që mund të jenë ato të rrugëve të frymëmarrjes, veshit të mesëm (tek fëmijët), rrugëve urinare, organet e tretjes ose nga alergjitë, gjithnjë e më shumë të shpeshta ose nga faktorët e jashtëm, si duhani, ushqimi i gabuar, i tepruar dhe përdorimi i tepërt i ilaçeve (barërave) dhe të alkolit.

Gjithë kjo prish funksionin e drejtë të sistemit imunitar dhe bën organizmin më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Dobësia e sistemit imunitar vërtetohet në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë nëpërmjet infeksioneve të organeve, që janë të parët që goditen nga faktorët e jashtëm: organet e frymëmarrjes dhe organet e tretjes, kështuqë njerërzit me një sistem imuntar të dobët vuajnë shpesh nga gripi, nga e ftohura, nga kolla, nga astma, nga shqetësimet e tretjes…

Ndihma më e mirë imunitare është ushqimi i shëndoshë dhe i ekuilibruar, një aktivitet fizik i rregullt dhe i drejtë në ajër të hapur, një gjumë i shëndetshëm dhe i rregullt.