Mbulojini shenjat e netëve pa gjumë

Mëngjesi pas netëve pa gjumë di të jetë horror i vërtetë për dukjen e juaj. Shërbehuni me disa truqe me të cilat do të dukeni të pushueshëm dhe të fjetur. Kujdesi disa minutash i fytyrës dhe një makijazh i shpejtë e i lehtë (rrejshëm) do të kthejnë shkëlqimin e fytyrës së juaj.

Kujdesi
Për fillim, me themel pastroni fytyrën e juaj me ujë të ftohët, sepse uji i ftohtë do ta përmirësojë qarkullimin e fytyrës dhe do të ju freskojë.

Në sy vendosni qese të ftohta me çaj kamomili apo çaji i gjelbër dhe lëreni të veprojë dhjetë minuta, për aq kohë të shkurtë çaji do të veprojë si me magji në pjesën e poshtme të syve.

Një bazë e lehtë e makijazhit
Filloni me makijazhin. Çdo herë duhet të investohet në korrektor cilësor sepse ai është baza e makijazhit. Shtrijeni mirë rreth syve dhe krijoni një hapësirë të hapur për vendosjen e makijazhit. Keni kujdes që ta shtrini njëtrajtësisht në të gjithë fytyrën, e jo vetëm në sy. Vendosni sasi të vogël të pudrës pluhur që ta fshehë lodhjen, por veni re që të mos e teproni. Lakoni qerpikët dhe vendosni pak maskara që të dukeni freskët dhe natyrale. Çdo herë duhet të posedoni laps të bardhë për sy. Me këtë rast vendoseni në anën e poshtme e të brendshme të kapakut të syrit që të arrini dukje të çlodhur.

Nuanca neutrale
Vendosni hije për sy që i përgjigjet tenit të juaj, zgjidhni tone të hapura dhe pastele, zgjedhja më e mirë janë nuancat e buta roze. Shmangini tonet e kaltër, e gjelbra apo kafe, sepse ato në mënyrë plotësuese do ta theksojnë lodhjen. Këshilla jonë është që aspak të mos përdorni ngjyra dhe nuanca të mbyllura.

/Telegrafi/

Komento