Me çokollatë e rrush mund te behen masazhe!

Kafe për të shkrirë yndyrën

Gratë ruse marrin gjithmonë me vete në banya (banjat ruse) vazo plot me kafe dhe e shpërndajnë nëpër fytyrë dhe trup. Kafeina është një alkaloid me karakteristika stimuluese, gërryese dhe antistres. Njihen aftësitë e saj për të stimuluar disa procese enzimatike, që shkatërrojnë qelizat yndyrore. Ekspertët e bukurisë këmbëngulin në vetitë e kafesë kundër celulitit dhe zonave me yndyrë.

Në disa raste është në gjendje që të ngadalësojë edhe formimin e tyre. Bëhet fjalë për produkte me bazë kafeine, që u këshillohen atyre që vuajnë nga kilet e tepërta, sidomos në zonat kritike: bark, ije dhe kofshë. Me bazë kafeine, për një efekt të mëndafshtë, janë edhe disa produkte të ndryshme kozmetike për konturin e syve, duart dhe këmbët. Masazhet me kafe janë perfekte për t’u filluar në pranverë dhe garantojnë një linjë të mirë në momentin e duhur.

Çokollatë kundër stresit

Shkencëtarët vazhdojnë të theksojnë se kakaoja përmban substanca psikoaktive, që kanë efekte me ndikim euforik mbi organizmin dhe psikikën. Kërkimet më të avancuara të kozmetikës moderne kanë dalë në përfumdimin se çokollatoterapia është kufiri i ri mirëqenies. Kjo bazohet në përbërësit e rëndësishëm të kakaos: përqendrim i lartë kripërash minerale, një sërë vitaminash, polifenole, prani e teobrominës dhe kafeinës. Ja disa nga efektet e këtyre elementeve:
– Çokollata vepron pozitivisht mbi humorin dhe është një burim anti-depresivësh, falë prodhimit të madh të endorfinave.
– Është një anti-oksidues dhe ndikon në përmirësimin e qarkullimti të gjakut.
– Me disa praktika, si masazhet, kremrat dhe banjat, me bazë kakaoje, shfrytëzohen më mirë cilësitë hidratuese, tonifikuese dhe ushqyese që ka kjo substancë mbi lëkurë.

Masazh me çokollatë

Në kabinën ku kryet masazhi, ndjesia e parë që të vjen është në hundë, kur në ajër përhapet aroma e çokollatës. Pasi të kesh zënë vend në shtratin e masazhit, mbulohen pjesët e trupit, që për momentin nuk do t’i nënshtrohen masazhit, pra busti dhe njëra këmbë mbulohen me peshqirë të ngrohtë. Dhe ja ku fillon trajtimi i vërtetë: masazhatori trajton trupin me një formulë të pasur me vajra vegjetalë, gjalpë kakaoje dhe vaj hidrofil. Të shkrira dhe lehtësisht të ngrohta, me të rënë në kontakt me trupin fillojnë të stimulojnë prodhimin e endorfinave. Pas një periudhe qetësie, me ndihmën e peshqirëve njëpërdorimësh pastrohen mbetjet e produkteve që janë përdorur për masazh dhe përhapet nëpër trup një krem me kakao ose me vanilje. Hyrja më e re janë banjat me çokollatë dhe realizohen duke shkrirë në ujë pluhur kakaoje. Prania e shumë elementëve aktivë dhe yndyrnave natyrale i japin lëkurës hidratim të shkëlqyer.

Verë kundër plakjes

Vinoterapia, degë e estetikës e lindur në Francë, tashmë propozohet edhe si trajtim bukurie. Rrushi është një nga riaktivizuesit më kompleksë të mekanizmave epidermikë, falë përbërësve të panumërt, që gjenden si tek fruti ashtu edhe tek farat: në veçanti acid tartarik, vitaminë E, flavonoide dhe polifenole. Viteve të fundit gjenden në treg shumë produkte kozmetike me bazë ekstraktesh rrushi, me efekte forcuese për epidermën dhe mikroqarkullimin kapilar, pa përmendur këtu barrierën që krijojnë këto produkte kundër radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e lëkurës. Risia i përket efektit të rezervatrolit, një anti-oksidues natyral, që ndodhet tek kokrrat e rrushit dhe degët e hardhisë. Në praktikë, polifenolet, (familja të cilës i përket rezervatroli) përfaqësojnë sistemin imunitar të bimës, pra janë mbrojtja e tyre natyaale, që e bëjnë të jetojë më gjatë dhe më mirë. E njëjta logjikë, sipas kërkuesve, vlen edhe për qelizat e lëkurës së fytyrës: qëndrojnë më gjatë në kushte të mira, duke i mbajtur shtresat të oksigjenuara dhe kompakte.

Trajtim me rrush

Por nuk bëhet fjalë vetëm për efekte optike ose ndriçuese kimike, tipike për produktet e make up-it. Kërkimet kozmetike bazohen në trajtime më të thella. Një trajtim anti-moshë fillon me një peeling mbi të gjithë trupin, me bazë kripe të trashë, vajrash esencialë, mjalti dhe farash rrushi. Pastaj mbulohet trupi dhe qëndron në të nxehtë për rreth 15 minuta, në mënyrë që substancat të veprojnë thellë në lëkurë. Më pas një dush në 33° dhe një masazh prej disa minutash me mjaltë dhe maja vere, e cila ka efekte të mrekullueshme mbi epidermën.

Erëzat rigjeneruese

Erëzat i japin shije tavolinës, por edhe masazheve dhe trajtimeve të bukurisë. Spicy Wellness është emri i kufirit të ri të bukurisë, që parashikon ndikimin e pesë erëzave të ndryshme: curcuma, keri, dëllinjë, vanilje dhe xhenxhefil.
– Curcuma është një rrënjë e familjes së xhenxhefilit, me veti të jashtëzakonshme terapeutike. Në trajtimet e bukurisë kjo erzë përdoret sidomos në maskat e fytyrës dhe të trupit, për funksionin anti-oksidues dhe anti-inflamator.
– Keri ka veti qetësuese mbi trurin dhe përdoret veçanërsiht për banajt me hidromasazh.
– Dëllinja favorizon tretjen dhe eliminimin e lëngjeve të tepërta. Veç të tjerave pastron dhe ushqen lëkurën. Përdoret sidomos në masazhet me veprim pastrues dhe drenazhues.
– Vanilia ka veti stimuluese, anti-septike dhe afrodiziake. Një banjë në vaskë me hidromasazh dhe një maskë me këtë erëz, kanë efekte të dukshme mbi lëkurë, duke e bërë të butë, elastike dhe të hidratuar.
– Xhenxhefili ka efekte terapeutike kundër lodhjes dhe impotencës, përveçse ndikon kundër plakjes. Përdoret kryesisht për masazhe.
Agrume për energji

Agrumet janë një burim i vërtetë shëndeti për lëkurën tonë, me veti të shkëlqyera anti-oksiduese, drenazhuese dhe pastruese: portokajtë, mandarinat dhe limonat e bëjnë lëkurën të shndritshme, elastike dhe të hidratuar. Prania e niveleve të larta të kaliumit dhe niveleve të ulëta të sodiumit, i bëjnë të rëndësishme këto fruta për të ulur presionin, glukoza dhe fruktoza asimilohen shumë shpejt dhe ndikojnë në rastet e stresit. Agrumet janë të shkëlqyera për mirëqenien e trupit dhe të mendjes, si në formën e trajtimeve specifike, si në formën e lëngjeve të shtrydhura plot vitamina.

Maskë me portokall

Në një enë përziej lëngun e një limoni me dy lugë kos dhe një lugë vaj ulliri. Masazhoje mbi fytyrë dhe lëre të pushojë për pesë minuta. Shpëlaje me ujë. Përfundimi është një lëkurë e butë si mëndafsh.