Me copëza akulli kundër puçrrave

Me copëza akulli kundër puçrravePër të eliminuar puçrrat, mjafton të aplikoni akull në zonat e prekura.Gati çdokush, në një fazë të caktuar të jetës pavarësisht moshës apo llojit të lëkurës, preket nga aknet.

Më fatkeqët përballen me pushtime të vërteta, ndërsa të tjerë vetëm me ndonjë puçërr aty-këtu.

Ndërkohë që kozmetika dhe farmaceutika na ka ardhur në ndihmë me anë të produkteve të ndryshme për luftimin e akneve, ekziston një zgjidhje fare e thjeshtë, që mund ta bëjë kushdo. Një nga luftuesit më të mirë të akneve është akulli. Ai, ndikon në:

Përmasat – pas aplikimit të akullit për një minutë, e ënjtura që shkaktojnë aknet do të pakësohet ndjeshëm.
Kohëzgjatja – duke pakësuar përmasat do të pakësoni edhe jetëgjatësinë e një puçrre.
Skuqja – ndonëse aplikimi i akullit fillimisht shkakton skuqje, do të vini re se në pak minuta, ajo do të largohet së bashku me skuqjen e akneve.
Dhembja – akulli mund të përdoret edhe për qetësimin e dhembjes që shkaktojnë aknet e thella cistike.

Fillimisht sigurohuni që fytyra të jetë e larë dhe e pastër. Mbështilleni akullin me një copë të hollë (mos e aplikoni direkt në fytyrë) dhe vendoseni atë mbi akne për 1 minutë. Lëreni lëkurën të qetësohet dhe pas 5 minutash, nëse është e nevojshme, aplikojeni sërish.

Akulli mund të përdoret në raste emergjente, por mund edhe të përfshihet në rutinën tuaj të bukurisë duke qenë se nuk ka asnjë efekt anësor, shkruan Anabel. Pasi të lani fytyrën në mëngjes dhe në darkë, bëni trajtimin me akull dhe më pas vijoni me aplikimin e kremit hidratues dhe produkteve të tjera që përdorni zakonisht.

Akulli do të pakësojë poret, do të nxisë qarkullimin e gjakut nën lëkurë dhe do të pengojë depërtimin e mikrobeve që shkaktojnë akne. Rezultati do të jetë një fytyrë më e pastër. /Telegrafi/

Komento