Me dy përbërës për ngjyrosje të vetullave me nuanca natyrale

Me dy përbërës për ngjyrosje të vetullave me nuanca natyraleKur dëgjojmë për kafenë dhe kakaon, mendja na shkon në pijen që na jep energji dhe humor të mirë. Në fund, pas pirjes së kafesë mund ta përgatisim një piling të shkëlqyer për trupin.

Megjithatë, shumë eksperte të bukurisë mendojnë se kafeja dhe kakaoja janë të nënvlerësuara.

Por, kush do të mendonte se kafeja dhe kakaoja gjithashtu mund të përdoren për dukje të bukur të vetullave. Sipas ekspertes Jennifer Chiu me përdorimin e këtyre dy përbërësve mund ta arrini një efekt të shkëlqyeshëm në errësimin e tyre dhe përmirësimin e dukjes së çrregullt të vetullave.

Këshilla e saj kozmetike me siguri do të vlerësohet nga femrat që kanë reagime alergjike ndaj ngjyrës që e përdorin për vetulla. Përzierja e thjeshtë e kafes së bluar, kakaos në formë pluhuri, vajit të kokosit dhe mjaltit në mënyrë të sigurt dhe efikase mund t’i ngjyrosë vetullat,transmeton Gazeta Kosova Sot.

Duhet që këtë përzierje ta aplikoni me kujdes në zonën e vetullave dhe të prisni 20 minuta e më pas ta mënjanoni ngadalë. Nuk ka rrezik nga acarimi dhe do të kënaqeni me vetulla të bukura me nuanca natyrale.

Komento