Më mirë operacioni, sesa ushtrimet ose dieta

80% e fermave më lehtë e kanë ta pranojnë ndërhyrjen kirurgjike për të humbur disa kilogramë, se sa të ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit dhe të fillojnë stërvitjet.

Një studim britanik ka treguar se femrat janë pro-largimit të mbipeshës me anë të liposukcionit (ndërhyrje kirurgjike për largimin e yndyrës nga pjesë të ndryshme të trupit).

Pyetjes së “si do të dëshironit që të humbni kilogramët”, 34% e femrave i janë përgjigjur “me anë të liposukcionit”, 26 prej tyre “me anë të zvogëlimit të lukthit”, 14% e fermave kanë pranuar “të largojnë kaloritë nga ushqimi”, ndërsa vetëm 2% e tyre kanë zgjedhur ushtrimet trupore.

Ndërkohë, meshkujt mendojnë ndryshe: ata u japin përparësi ushtrimeve trupore, dhe është mënyra kryesore me anë të të cilës mbajnë trupin e tyre në përmasa normale.

Komento