Me ndihmën e kësaj erëze do t’i zhdukni kilogramët e tepërt

Me ndihmën e kësaj erëze do t’i zhdukni kilogramët e tepërtShkencëtarët nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Iran kanë kryer një studim interesant. Ata formuan dy grupe, secili i përbërë nga 44 femra që kishin probleme me obezitet apo mbipeshë.

Në periudhën prej tre muajsh, te dy grupet ishte obliguar për të marrë 500 kalori më pak në ditë. Grupi i parë ka konsumuar tre gramë qimnon pluhur në ditë, duke përfshirë 140 gramë kos, kurse grup tjetër i femrave ka konsumuar të njëjtën sasi të kosit, por pa qimnon shtesë.

Pas tre muajsh femrat në grupin e parë, të cilat kanë konsumuar kos me qimnon shtesë, kanë humbur rreth 1-4 kg më shumë se femrat në grupin tjetër. Hulumtimi është edhe më mbresëlënës kur merret parasysh fakti se pjesëmarrëset në grupin e parë kishin humbur 14.64 për qind më shumë yndyrë sesa ato nga grupi tjetër, transmeton “Zëri.info”.

Si kanë ndodhur këto ndryshime të rëndësishme në peshë me vetëm një lugë çaji qimnon në ditë? Kjo erëz përmban filosterole, kimikate bimore të njohura për atë se pengojnë mbajtjen e kolesterolit në trup. Pasi që ky është studimi i parë që dëshmon se kjo erëzë ndihmon me humbje peshe, shkencëtarët besojnë se kjo ndodh edhe për shkak se e përshpejton metabolizmin.

Komento