Me oriz dhe perime luftoni kolesterolin

Kolesteroli mund të luftohet me produkte natyrale. Nga një studim i realizuar nga një grup ekspertësh në Itali është dalë në përfundimin se orizi dhe perimet e gjelbra mund të kontribuojnë për një dietë të ekuilibruar kundra kolesterolit.

Ne studim kane marre pjese 20 pacientë të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Ata e kishin sasinë e kolesterolit në gjak 254 mg/dL ndërkohë që mesatarja është 184 mg/dL.

Pas trajtimit me kete diete sasia e kolesterolit  tek këta pacientë u normalizua. Mbajtja e kësaj diete do të ndihmonte të gjitha ata që vuajnë nga tensioni i lartë, diabeti, dhe një sërë sëmundjesh të zemrës.

Komento