Më pak karbohidrate për tension të ulët

Ushqimi i paktë me karbohidrate është zgjidhje jo e mirë sipas nutricionistëve, megjithatë mund të ndihmojë personat me diabet dhe sëmundje kardiovaskulare të ulin tensionin e lartë të gjakut.

Studimet e reja kanë analizuar 146 persona të ndarë në dy grupe: njëri grup ka konsumuar ushqim të paktë me karbohidrate (20 gram në ditë), derisa grupi tjetër ka konsumuar barëra për dobësim për një periudhë prej 48 orësh.

Të dyja grupet kanë humbur numër të njëjtë të kilogramëve, megjithatë ushqimi i paktë me karbohidrate ka çuar edhe te rënia e tensionit të lartë të gjakut, që nuk është vërejtur te grupi tjetër.