Më pak ushqim për kujtesë të mirë

Shkencëtarët besojnë se njerëzit mund ta përmirësojnë kujtesën e tyre nëse i përmbahen konsumimit të ushqimit me kalori të kufizuara, shkruan revista “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Në një studim të realizuar nga Universiteti i Munsterit në Gjermani kanë marrë pjesë një grup prej 50 vullnetarësh me moshë mesatare prej 60-vjeçare.

Rezultatet nga ky studim kanë treguar se pjesëmarrësit të cilët gjatë tre muajve kishin zvogëluar konsumimin e ushqimeve me kalori të lartë, kishin treguar rezultate dukshëm më të mira në testet për kujtesën, në krahasim me ata persona të cilët kishin vazhduar me ushqimin e zakonshëm. Këto të dhëna lënë të kuptohet se ushqimi me konsumim të kufizuar të kalorive mund të mbrojë nga humbja e kujtesës.

Drejtoresha e ekzekutive e shoqatës britanike për hulumtimet e sëmundjes Alzheimer, Rebecca Wood, ka njoftuar se ky zbulim mund të hapë rrugë të reja për zbulimin e mënyrave të reja drejt luftimit të demencës.

“Ky studim na ndihmon të kuptojmë pasqyrën e plotë të ndikimit të ushqimit në kujtesën e njerëzve”, ka thënë Wood.