Meditimi i pakëson dhimbjet

Një studim i mëparshëm, jo shumë kohë më parë, kishte theksuar efikasitetin e meditimit në reduktimin e dhimbjeve dhe ndjeshmërisë për të lejuar kështu që të zvogëlohen dhimbjet pa nevojë për mjekim.

Ndërsa sot një studim i ri e konfirmon atë që është thënë dhe shton ndër të tjera se duke praktikuar meditimin Zen mund të rritet madje edhe trashësia e zonës gri të trurit.

Janë studiuesit kanadezë të universitetit të Montrealit të cilët kanë arritur në një përfundim të tillë, duke shtuar se meditimi luan rol pikërisht në zonën e trurit, e cila përgjigjet për kontrollin e emocioneve, dhimbjet dhe përgjigjet emocionale.

“Gjatë studimit të ri, kemi gjetur një marrëdhënie mes trashësisë së zonës gri dhe  ndjeshmërisë së dhimbjes, e cili mbështet studimin tonë të mëparshëm që meditimi Zen rregullon dhimbjet”, pohon Jozueu A. Grant, kryesues i studimit në fjalë.

I botuar edhe në revistën e Shoqatës Psikologjike Amerikane, hulumtuesit u përkushtuan për të rekrutuar lidhuet mes meditimit dhe dhimbjeve e kuptohet, rezistencën ndaj tyre.