Megan Fox fytyra reklamuese e kozmetikës së Armanit

Bukuria e Megan Fox është vërtet shumë e këndshme, ndërsa dukja e saj mahnitëse dhe elegante, si dhe pamja seksipile edhe njëherë do t’i promovojë produktet e një prej emrave më të njohur në botën e modës.

Pas fushatës së veshjeve të brendshme, si edhe pas aromës së re “Armani Code”, aktorja tërheqëse është bërë fytyra reklamuese e linjës vjeshtore kozmetike të Giorgio Armanit.

Duke pozuar me fustan të zi, me karmin flirtues të kuq të errët në buzë dhe me hije të kaltër të ngrirë me shkëlqim argjendi në sytë e saj të kaltër, Megan duket sikur divat filmike nga e kaluara. /Telegrafi/