Mëmësia ndryshon botën e femrës

Mëmësia do t’i sjellë femrës një sërë ndryshimesh psikologjike, si gëzim, ankth, si dhe meraku i tepruar për mbrojtjen e fëmijës.

Artistja Sarah Walker e shpjegon mëmësinë si një dhomë e re në shtëpinë tuaj. Pjesa më e madhe e femrave pranojnë se pas lindjes së fëmijës e gjithë bota ndryshon.

Disa neurologë thonë se para lindjes së fëmijës, shtatzëna nis të përjetojë transformime të mëdha. Shkencëtarët kanë vëzhguar ndryshimet e veprimeve të nënave të reja për disa shekuj. Kohët e fundit, ata zbuluan lidhjet mes veprimeve të nënave të reja dhe ndryshimeve të trurit të tyre. Për shembull, zona e trurit që përgjigjen për ndjeshmërinë, ankthin dhe aktivitetin shoqëror aktivizohet më shumë. Sekretimi i hormoneve të shumta gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së fëmijës mund të shtojë fokusin nënave të reja ndaj foshjat e tyre. Me fjalë të tjera, dashuria e thellë, ndjenja e fortë e mbrojtjes dhe shqetësimi i nënave vjen nga reagimi i trurit.

Shumë shkencëtarë janë të mendimit se studimet ndaj trurit të nënave dhe të grave shtatzëna janë shumë të rëndësishme për të kuptuar shqetësimet dhe depresionin e nënave të reja. Pothuajse 1 në 6 femrat preken nga depresioni i paslindjes. DIsa prej femrave mund të kenë çrregullimeve obsesiv-kompulsive si larje e shpeshtë e duarve, mbikontroll ndaj fëmijës nëse po merr frymë apo jo etj.

Pilyoung Kim, që studion trurin e gruas shtatzënë tha se: “në disa muaj pas lindjes së foshnjës, femrat do të përballen me çrregullimeve obsesiv-kompulsive.

Kim vazhdoi se: “aktivitetet e zonave të trurit lidhen jo vetëm me rregullimin e humorit dhe ndjeshmërisë, por edhe me motivimin e nënës. Unë mendoj se kjo zonë e trurit lidhet ngusht me disa veprim të çrregullimeve obsesiv-kompulsive. Jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët do të kenë ndjenja të forta për kujdesin e të vegjëlve të tyre.”

Përveç kësaj, disa zona të trurit mund të nxisin veprimet dhe humorin e nënave. Studiuesit kanë shfaqur interes të lartë për një sërë qelizash nervore në formë të bajames, që quhet “amygdala”. “Amygdala” ndihmon për kujtesën dhe nxit reagimin e humorit si frikë, ankth, etj.

Në disa javë dhe muaj pas lindjes së foshnjës, zona e “amygdala”-s bëhet më e aktivizuar. Studiuesit janë të mendimit se ky fenomen lidhet ngusht me veprimet e nënave të reja. Rritja e “amygdala”-s forcon ndjeshmërinë e femrave për fëmijën e sapolindur. Në të njëjtën kohë, hormonet e ndryshme mund të shkojnë tek “amygdala” e rritur dhe formojnë më shumë lidhje pozitive, duke nxitur më shumë veprimet e nënave. Ndikimet e sjella tek nëna përfshijnë: fjalët e embla, fokusimi tek bebja dhe ndjenjat e thella për të.

Përveç kësaj, shkencëtarët zbuluan se kur femrat shohin fotografi të fëmijëve të veta, reagimet e “amygdala”-s do të jenë më të forta, niveli i shqetësimit është relativisht i ulët dhe depresioni pakësohet. Me fjalë të tjera, ndryshimet e trurit të nënave të reja i nxitin që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe fëmijës, duke ndihmuar zbutjen e lëvizjes së humoreve të tyre.

Shkencëtarët zbuluan ndryshimet hormonale tek nënat e reja. Studiuesi i trurit Ruth Feldman tha: “tek të gjithë gjitarët, lidhja mes nënës dhe fëmijës varet nga niveli i oxytocinit të nënës. Gjatë shtatzënisë dhe periudhës fillestare pas lindjes, sekretimi i oxytocinit do të rritet shumë. Nëse nëna i kushton vëmendje më të madhe fëmijës, oxytocini do të shtohet më shumë.”

Kur bëheni nënë ose baba kjo është një ngjarje shumë e ngjashme me rënien në dashuri, kështu i duket trurit tuaj.

Kur nëna sheh beben e saj, dëgjon qarjen e bebes dhe e mban në krah, do të ketë rritje të lartë oxytocini. Përveç kësaj, niveli i oxytocinit rritet shumë gjatë periudhës së gjidhënies. Nëna që i jep gji fëmijës, është më e ndjeshme ndaj qarjes së bebes, në krahasim me ato që ushqejnë beben me qumësht formule.

Sipas Ruth Feldman-it, shkencëtarët konfirmojnë ngjashmërinë e reagimeve të trurit mes rënies në dashuri dhe kur bëheni prindër. Kjo shpjegon metodat e ndjeshmërisë të prindërve kur ata shikojnë për herën e parë beben e re. Brenda trurit, zonat që përgjigjen për vigjilencën dhe vetëshfaqjen, do të bëhen më të ndjeshme. Për shembull, si “amygdala” dhe “sistemi i dopaminës” etj. Ruth Feldman zbuloi se të dashurit dhe të dashurat kanë disa ndryshime të ngjashme të trurit, në disa muaj të parë pas rënies në dashuri.

Kur meshkujt kujdesen për fëmijën, ndodhin disa ndryshime të ngjashme në trurin e tyre. Por, sipas studimeve të Ruth Feldman-it dhe studiuesve të tjerë, oxytocini nuk do të nxisë veprimet e drejtpërdrejta të meshkujve për kujdesjen e fëmijës. Vetëm femrat kanë modelin e reagimit “tru-hormon-veprim”, duke formuar instinktet natyrore të kujdesjes së fëmijës.

Komento