Mëngjesin filloje me kivi

kiviKivi është një frut që ka një rëndësi të veçantë në pastrimin e organizmit, është e këshillueshme që ai të konsumohet në mëngjes pasi jo vetëm është një ushqim i lehtë, por ndihmon gjithashtu dhe në lehtësimin e sistemit të tretjes.

Kivi është një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve që trupi ka nevojë. Në fakt, vitamina C e kivit konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme për trupin tonë. Duke ngrënë vetëm një kivi në ditë, ju merrni
vlerat e mjaftueshme ditore të vitaminës C, duke përmendur këtu edhe vetitë e mira që i bën lëkurës suaj.

Një avantash i këtij fruti është se ai është në dispozicion gjatë gjithë vitit.

Kivi ka 45 kalori, përmban vitaminë C dhe E dhe këto vitamina ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. Kivi është numri një në luftën kundër rrudhave, por edhe forcon sistemin imunitar. Ai përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan.

Kivi është një frut i cili ka efekte të shëndetshme për shumë sëmundje si;Diabetin: Kivi është i pasur me shumë fibra, madje më shumë se molla dhe ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit.

Përmirëson sëmundjet e zorrës së trashë.Kollën ndihmon në pakësimin e kollës falë kombinimit të vitamonave C dhe K, të cilat ai i përmban me shumicë.

Komento