Menopauza e lidhur me humbjen e kujteses

Një studim i publikuar në Gazetën e Menopauzës nga shoqëria e Amerikës së Veriut konfirmon faktin që shumë gra që i afrohen kësaj faze të jetës kanë gjithashtu probleme me memorien.

Shkencëtarët në Universitetin e Rochester në Ilinois analizuan 75 gra me moshë nga 40 në 60 vjec duke i dhënë një seri testesh, të cilat, jo vetëm konfirmuan problemin por ofruan gjithashtu disa shpjegime për se ndodh kjo e ccfarë ndodh me trurin gjatë menopauzës.

Miriam Weber, neuropsikologe thotë: “Më e rëndëshmja është të kuptojmë se ka disa ndryshime të rëndësishme konjiktive gjatë kësaj faze të jetës së grave. Nëse një grua i afrohet menopauzës, ajo ndjen se ka gjithashtu probleme me memorien por askush nuk ka të drejtë ta ngacmojë për këtë problem. Ajo duhet ta shohë këtë gjë si një situatë normale.”

Komento