Mënyra natyrale për të patur qerpikë më të gjatë, të dendur dhe voluminozë

Edhe pse shpeshherë themi që kur takojmë një person për herë të parë, ajo që na tërheq vëmendjen janë sytë.

Duhet ta pranojmë që janë qerpikët ata që theksojnë dhe i japin shprehi shikimit. Por jo të gjitha femrat kanë fatin të kenë qerpikë të gjatë, të dendur dhe voluminozë.

Kjo është arsyeja pse shumë femra zgjedhin t’i zgjasin duke i stërlyer me rimel ose duke i mbjellë falë teknikave extention, të cilat jo gjithmonë funksionojnë. Për këtë arsye do t’u lehtësojmë hallin shumë femrave me tre trajtimet e mëposhtme.

1.Maskë më të bardhën e vezëve: Një mënyrë shumë e mirë për të rritur qerpikët dhe për t’i bërë më voluminozë është duke ushqyer folikulat e tyre me proteinat që gjenden tek e bardha e vezes. Pasi të kenë ndarë të bardhën nga e verdha, rriheni derisa të bëhet një masë në formë shkume. Me ndihmën e një rimeli të vjetër që nuk e përdorni më, lyeni qerpikët. Mund të bëni të njëjtën gjë edhe me gishta. Lërini të thahen për 10 minuta dhe shpëlani sytë me ujë të ftohtë. Ky veprim duhet përsëritur të paktën 3-5 herë në javë derisa të arrini rezultatet që dëshironi.

2.Trajtim me vaj ulliri: Vaji i ullirit u jep sallatërave dhe ushqimeve një shijë shumë të mirë, është përbërës i rëndësishëm edhe në shumë maska për flokët, fytyrën dhe trupin, por sot ju këshillojmë ta përdorni për qerpikët. Ai përmban acidë yndyrorë Omega-3 dhe vitaminë E që nxisin rritjen e qerpikëve, i ushqejnë ata dhe i mbajnë të hidratuar. Merrni pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe me ndihmën e një topi pambuku lyeni qerpikët nga maja deri tek rrënjët. Qëndroni shtrirë për pak minuta dhe mos kini frikë, vaji nuk do të depërtojë në sy. Përsëriteni këtë veprim çdo natë.

3. Trajtim me çaj kamomili: Zakonisht përdoren lulet e thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit. Por kësaj here nuk ju këshillojmë ta pini, por ta përdorni  për të lyer qerpikët. Me ndihmën e një rimeli të vjetër ose dhe furçe që përdorni për të krehur vetullat, lyeni qerpikët dhe lërini ta përthithin plotësisht. Përsëriteni disa herë gjatë ditës dhe do të surprizoheni nga rezultati.  /

Komento