Mënyrat natyrale si të forconi thonjtë dhe të parandaloni thyerjen e tyre

Manikyri xhel, tipsat, gurët, aksesorët që ngjiten në sipërfaqen e thonjve dëmtojnë jo pak këta të fundit. Në mënyrë që të parandaloni thyerjen dhe petëzimin e tyre ju duhet të siguroheni që estëtistja nuk po përdor teknika që dëmtojnë thoin. Gjithmonë e mira është që ju t’i lini kohë thonjve të riparohen e të forcohen.Provoni vajin e bajames ose kokosit për thonj te shëndetshëm

Përzieni një lugë çaji vaji bajame me pak lëng limoni dhe masazhoni duart dhe thonjtë, ose zhytyni thonjtë në këtë përzierje për 2 minuta.
Vaji i bajames është i pasur me antioksidantë dhe lëndë ushqyese që forcojnë thonjtë duke parandaluar thyerjen.Zhytyni thonjtë tuaj në uthull molle

Uthulla është e pasur me lëndë ushqyese si kalcium, hekur dhe kalium. Përzieni në masë të barabartë uthull molle me ujë dhe mbajini thonjë në këtë përzierje për pak minuta çdo ditë dersia të shihni që thonjtë janë forcuar.Masazhojini thonjtë me vajin e pemës së çajit. Nëse mendoni se thonjtë tuaj mund të jenë të brishtë për shkak të një infeksioni fungal, vaji i pemës së çajit është një antiseptik i fuqishëm. Ju mund ta përdorni vajin e pastër, ose mund ta përzierni me vaj ulliri ose vaj Vitamina E .

Komento