Mënyrë e re për trajtim të puçrrave, provoni këtë gjë natyrale

Mënyrë e re për trajtim të puçrrave, provoni këtë gjë natyraleAkulli mund të jetë mjaft i dobishëm për trajtimin e puçrrave në fytyrë apo në trup por edhe për parandalimin e daljes së tyre në të ardhmen.

Gjithsesi, mos bëni gabimin të mendoni se akulli është ndonjë fuqi magjike e cila ka aftësinë të zhdukë bakterin që krijon puçrrat.

Akulli falë aftësisë së sajë ftohëse ndihmon në zvogëlimin e madhësisë, por edhe për të eliminuar shenjat të kuqe në fytyrë, çka natyralisht zvogëlon dukshmërinë e puçrrës në fytyrë.

Gjithashtu akulli vepron edhe në pore duke i pastruar ato duke frenuar “shpërthimet” në të ardhmen.

Ju mund ta përdorni akullin në mënyrë drejtpërdrejtë, por edhe të krijoni një maskë anti-puçrra.

Mbani mend se për të luftuar puçrrat me copa akulli ju duhet të keni një fytyrë të pastruar mirë.

Copa akulli me çaj jeshil për të trajtuar puçrrat
Çaji jeshil është i njohur si anti-oksidant dhe mund të luftojë me shumë efektshmëri puçrrat ndërsa përdoret si akull. Më poshtë keni edhe mënyrën se si mund ta përgatisni.

Ngroheni një 1 tas me ujë më pas hiqeni nga flaka.

Shtoni 2 lugë) me çaj jeshil dhe lëreni për 10 minuta që të japi efektin e saj.

Tani hidheni çajin në kuba të vogla dhe futeni që të ngrijë për 3-4 orë.

Ju mund ta aplikoni këtë trajtim 3-4 herë në ditë.

Çdo trajtim nuk mund të vijojë më tepër se 15 minuta dhe duhet të ketë më tepër kohë diferencë nga nëse do të bësh më tepër se 1 në ditë.

Komento