Meshkujt inteligjentë janë më besnikë

Nëse jeni pyetur se si ta vërtetoni nëse mashkulli me të cilin sapo keni filluar lidhjen është i prirur për të “lëvizur” nga një femër tek tjetra, bëjani më parë atij testin e MENSA-s.

Psikologët konsiderojnë që meshkujt inteligjentë e kanë më lehtë për t’i kapërcyer impulset primitive dhe u përmbahen premtimeve të veta të besnikërisë.

Sa më e lartë inteligjenca, më e lartë është edhe mundësia që nuk do të ketë “ekskursione” në lidhje, ka treguar hulumtimi i fundit nga shkencëtarët britanikë. Në fakt, në pyetje është evolucioni tek meshkujt: meshkujt inteligjentë e kanë më lehtë t’i kapërcejnë impulset primitive dhe t’i mbajnë premtimet e veta të besnikërisë, konsideron profesor Satoshi Kanazaëa nga London School of Economics, i cili ka e ka udhëhequr këtë hulumtim.

Meshkujt inteligjentë mendojnë më shumë për pasojat e veprimeve të veta dhe e kanë më lehtë t’i pranojnë pasojat largpamëse për shkak të tradhtisë, siç janë pendimi dhe keqardhja. Tani për tani nuk ka dëshmi që edhe femrat inteligjente janë më besnike.