Meshkujt janë më të parashikueshëm se femrat

Meshkujt janë më të parashikueshëm se femratThuhet se meshkujt janë më të parashikueshëm se femrat, mirëpo kjo iu ndihmon në gjetjen e partneres, thonë ekspertët.

Meshkujt më herët pranojnë karakteristikat e tyre të personalitetit dhe iu përmbahen atyre. Ndërsa femrat nuk janë aq të qëndrueshme dhe janë të prira për të ndryshuar, në fakt ato përshtaten varësisht nga rrethanat.

Zbulimi  i realizuar nga Universiteti Exeter, tregon se meshkujt kanë sjellje të parashikueshme në rrethana të ndryshme, ndërsa femrat e kuptojnë dhe e vlerësojnë këtë cilësi të gjinisë së kundërt.

Zbulusit thonë se kjo sjellje e meshkujve është rezultat i evolucionit që ndodh në bazën e seleksionimit gjinor- “meshkujt kanë evoluuar në bazë të garës ndërmjet tyre për të fituar simpatinë e femrës”.
Femrave iu pëlqen t’i parashikojnë veprimet e meshkujve, sepse kjo iu ndihmon në vendosjen e lidhjeve afatgjate të mbushura me besim dhe qëndrueshmëri.