Meshkujt më tepër pëlqejnë femrat brune

Meshkujt preferojnë femrat brune dhe i konsiderojnë femrat me flokë të errët si më tërheqëse, edhe pse gjatë mbrëmjeve më tepër i afrohen biondeve.

Një hulumtim i botuar në Scandinavian Journal of Psychology  ka treguar se meshkujt i vlerësojnë femrat brune si më tërheqëse dhe më kompetente sesa biondet.

Në eksperimentin e bërë nga hulumtuesit, një femër ishte dërguar të vizitojë tre klube të ndryshme nate për tre netë. Në të tre rastet ajo ishte paraqitur me ngjyrë floku të ndryshëm – si brune, bionde dhe me flokë të kuqe. Që pamja e saj të jetë më natyrale, floku i saj ishte ngjyrosur nga frizerë profesional.

Më tepër meshkujt ju kishin ofruar që të bisedojnë me të kur ajo ishte në stilin bionde (gjithsej 60 meshkuj). Kur ishte shfaqur në stilin brune me të kishin filluar bisedë 42 meshkuj, kurse në stilin me flokë të kuqe vetëm 18 meshkuj. Sipas këtyre rezultateve, mund të themi se meshkujt preferojnë bionde. Por, lajmi më i mirë për brunet vjen tani.

Hulumtuesit kishin bërë tre fotografi nga e njejta femër, në secilën me ngjyrë të ndryshme të flokut, dhe janë kthyer në klubet e natës për ti pyetur meshkujt se cila pamje ju pëlqen më tepër. Më tepër meshkujt e kishin vlerësuar femrën si më tërheqëse dhe më inteligjente kur ajo ishte me ngjyrë floku më të errët.

Sipas autorit të hulumtimit, rezultatet e tilla tregojnë se shijet e meshkujve ndryshojnë.

“Në vitet e 60-ta, kur Xheki Kenedi ishte ideali, brunetat u bënë ideal për femrat në përgjithësi. Pastaj, në vitet e 70-ta dhe 80-ta, biondet u bënë ideal” – theksoi ai dhe shtoi se hulumtimi i fundit përsëri tregon ndryshim në preferimet e meshkujve.

Kohëve të fundit, një hulumtim tjetër kishte treguar se meshkujt më tepër pëlqejnë brune, edhe atë me sy të kaltërt