Metodat alternative, të dëmshme për astmën

Homeopatia, akupunktura, vitaminat, si dhe mënyra jokonvenciale të shërimit nuk do të duhej që të aplikohen në shërimin e astmës te fëmijët.

Nëse te fëmijët që vuajnë nga astma aplikohen mënyra jokonvenicionale të shërimit, si shtesë apo zëvendësim për trajtime klasike, më vështirë është të vendoset kontrolli mbi sëmundjen, kanë treguar rezultatet e hulumtimit që kishte kryer grupi i shkencëtarëve nga universiteti në Montreal.

Shkencëtarët kanë ardhur deri tek këto rezultate pasi që kishin kryer hulumtimet në 2.000 fëmijë që mesatarisht i takonin moshës gjashtë vjeçe dhe që ishin të sëmurë nga astma.

Në mesin e këtyre fëmijëve, 13% ishin caktuar për mënyrën jokonvencionale të shërimit, siç është akupunktura, homeopatia apo shtesat me vitamina.

Rezultatet kanë treguar se dyfishi i fëmijëve kishin kontroll më të dobët të sëmundjes në krahasim me ata që kanë përdorur mënyrat klasike.

Komento