Mikrobet do të vrasin një njeri çdo tre sekonda

Mikrobet do të vrasin një njeri çdo tre sekondaSupermikrobet’ do të vrasin një njeri çdo tre sekonda deri në vitin 2050 nëse bota nuk vepron tani, sipas një raport tepër ndikues.

BBC shkruan se rishikimi botëror përcakton një plan të ri për ta ndalur mjekësisë që të kthehet në kohërat e errësirës, i cili kërkon miliarda dollarë investime, transmeton Gazeta Express.

Raporti po ashtu bën thirrje për revolucion në mënyrë se si përdoren antibiotiket, si dhe një fushatë të gjerë për arsimimin e njerëzve.

Raporti ka marrë përgjigje të përziera, me disa persona të shqetësuar se nuk e ka arritur qëllimin.

Beteja kundër infeksioneve të cilat i rezistojnë ilaçeve është njëra nga ato të cilën bota është duke e humbur me shpejtësi dhe është përshkruar si “po aq e rrezikshme sa vet terrorizmi”.

Problemi është se ne thjesht nuk jemi duke prodhuar mjaft antibiotikë të rinj dhe se ne po humbim ato që i kemi, sipas raportit.

Që kur Rishikimi i Rezistencës së Antimikrobeve filloi në mesin e vitit 2014, më shumë se një milionë njerëz kanë vdekur nga infeksione të tilla.

Rishikimi thotë se situata vetëm sa do të përkeqësohet, me parashikimin se 10 milionë njerëz do të vdesin çdo vit nga infeksionet rezistuese deri në vitin 2050.

Dhe kostoja financiare e ekonomive të rezistencës ndaj ilaçeve do të shtohet në 100 trilionë dollarë kah mesi i shekullit.hekullit.

Komento