Minifundet glmauroze për këmbët më të bukura

Në skenën botërore thuajse të gjitha yjet kanë vendosur që të tregojnë një nga elementet më atraktive të tyre, këmbët.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Teen Choice” ka qenë vërtet ‘nxehtë’, ndërsa për ta ndezur atmosferën janë përkujdesur bukuroshet e rrezitura me minifunde glamuroze.

Përveç Cameron Diaz, figura e hollë e të cilës nuk ka konkurrencë, cilësitë e tyre i kanë treguar edhe Fergie, Selena Gomez, Kim Kardashian dhe shumë emra të njohur.

Shumëngjyrëshe dhe njëngjyrëshe, më krahë të gjatë dhe pa to, të lëshuar ose të ngushtë- nuk ka rëndësi, e rëndësishme është se i vënë në pah këmbët. /Telegrafi/

Komento