Mishi i kuq shkakton kancer

Britanikët duhet të zvogëlojnë konsumimin e mishit të kuq dhe prodhimet nga mishi, në mënyrë që të shmangin kancerin e zorrës së trashë, këshillojnë ekspertët.

Nutricistët dhe ekspertë të ndryshëm kanë shtruar pyetjen nëse me konsumin e mishit mund të ketë sasi të mjaftueshme të hekurit.

Në një raport të shkurtër në vitin 2009, një grup ekspertësh ka shfaqur qëndrimin e tyre se mishi i kuq zvogëlon rrezikun për shfaqjen e kancerit në zorrë të trashë, mirëpo një studim i javës së kaluar ka treguar krejt të kundërtën.

“Edhe pse rezultatet e hulumtimit nuk janë përfundimtare, shkaku i masave paraprake më së miri do të ishte që konsumi ditor i mishit të kuq të mos jetë më i lartë se 70 gramë. Personat të cilët kanë probleme me mbipeshën nuk do të duhej që brenda ditës të konsumojnë më shumë se 100 g mish të kuq”, u tha gjatë studimit.

Nga Ministria britanike e Shëndetësisë është bërë e ditur se së shpejti do të bëhet me dije i gjithë raporti e hulumtimeve, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka porositur që konsumi i mishit të mos kalojë shifrën 500 gramë brenda javës.

Komento