Mishi nuk shkakton karcinomën e prostatës

Sipas njohurive më të reja të shkencëtarëve nga Universiteti i Harvardit, të sëmurët nga karcinoma e prostatës nuk duhet të kenë panik nga konsumimi i mishit dhe produkteve të tij.

Studimi i realizuar te më shumë se 1.300 meshkuj(i botuar në revistën American Journal of Clinical Nutrition), ka treguar se personat të cilët kishin konsumuar mish të kuq, peshk dhe mish pule pa yndyrë, kishin qenë për dy herë më pak të rrezikuar nga progresi dhe përsëritja e karcinomës së prostatës, në krahasim me ata të cilët kishin konsumuar vezë dhe mish pule me yndyrë.

Mishi i kuq më herët është konsideruar si fajtori kryesor i shfaqjes së karcinomës së prostatës, ndërsa në bazë të studimit të ri, nuk është i rrezikshëm për shfaqjen e kancerit të prostatës, porse shton për 20% rrezikun e zhvillimit të karcinomës së mushkërive dhe zorrës së trashë.

Sa i përket karcinomës së prostatës janë zbuluar nxitës të rinj. I pari mban emrin kolin, ndërsa rritja e nivelit të tij në plazmë është e lidhur drejtpërdrejtë me konsumimin e vezëve. Ndërsa shkaktari tjetër vjen nga mishi i pulës me yndyrë, dhe bën pjesë në grupin e amineve heterociklike.