Mitet për tradhtinë

Nuk ekziston ndonjë tip i veçantë i meshkujve që është i paraprirë për ta tradhtuar gruan, për të mos thënë se të gjithë janë të prirë për mashtrim, në rrethana të caktuara.

Në vend që ta mundoni veten me pyetjen “Pse”, mendoni për mënyrat sesi ta parandaloni një gjë të tillë. Ekspertët e lidhjeve tregojnë se çfarë mund t’ju ndihmojë në këtë drejtim.

Falënderimi
Martesa fillon me deklarimin “Se do të jemi bashkë deri në vdekje”. Megjithatë, është mirë që, çdo ditë të re, ta konsideroni sikur të ishte dita e fundit që e kaloni me partnerin bashkëshortor. Riorganizojeni lidhjen në atë mënyrë sikur lidhja juaj do të mund të përfundonte menjëherë.

Kjo na nxit që personit që e duam t’i ofrojmë dashuri dhe t’ia bëjmë me dije se ka më së shumti rëndësi për ne. Një kompliment, porosi e shkurtër, një darkë e veçantë, do të mjaftojnë që ai/ajo të ndihet person që e do dikush.

Intimiteti
Shpesh, meshkujt paraqiten si robër të libidosë së tyre, por e vërteta është se ata fillojnë një aferë për shkak të dëshirës që të jenë intimë me ndonjë person, jo vetëm në aspektin fizik. Por, duhet ta dini që mashkulli hapet emocionalisht vetëm pasi të ketë krijuar lidhje fizike.

Fjalët e mëdha
Vajzat flasin për gjithçka me shoqet e tyre, por djemtë rrallë flasin me shokët e tyre rreth emocioneve. Nëse hetoni se partneri dëshiron t’u thotë ndonjë gjë, atëherë dëgjojeni me kujdes, mbani mend atë që ka thënë dhe merreni me seriozitetin më të madh.

Faktorët e miqësisë
Gruaja mund ta parandalojë mashtrimin e burrit të saj, duke insistuar që ai të kalojë një kohë më të madhe me shokët e tij të tanishëm dhe të shkollës. Në këtë mënyrë, mashkulli do ta ndjejë një lidhshmëri të fortë dhe do të vetëdijësohet rreth ekzistimit të tij në ndonjë shoqëri, duke mos e kërkuar këtë gjë në ndonjë lidhje të padobishme.

Rrituni bashkë
Kjo ka rëndësi të madhe, sidomos për çiftet që janë bashkë që nga ditët e shkollës së mesme. Kur ta filloni lidhjen në moshën 20-vjeçare, atëherë duhet që të zhvilloheni bashkë dhe ta përcillni njëri-tjetrin, thjeshtë, të rriteni bashkë. Bëni qëllime të përbashkëta dhe do t’ia dilni.

Biseda dhe veprimi
Gratë zakonisht janë ato që duan t’i zgjidhin problemet me dialog. Natyrisht, kjo është gjë e mirë, por meshkujve më shumë u pëlqejnë veprimet. Pra, evitoni bisedat tepër të gjata, ndonjëherë edhe të tepërta dhe bëni diçka të dobishme dhe konstruktive për të dy ju. Në këtë mënyrë do të tregoni se jeni një damë e vërtetë. Në vend që të flisni rreth asaj sesi jeni larguar nga njëri-tjetri, më mirë është që, për shembull, të regjistroheni në ndonjë kurs, ku do të keni rast që të kaloni më shumë kohë bashkë.

Dëshirat
Grave iu pëlqejnë gjërat e rralla dhe të çmueshme, siç janë diamantet, veshjet, ushqimet e rralla etj. Kjo u jep atyre përshtypjen se jeta është e vlefshme. Por, që partneri t’ju shohë juve si gjë të vlefshme në jetën e tij, është e nevojshme që të ketë dëshirë të flaktë për ju. Gjejeni ndonjë aktivitet të lirë, shëtitni. Lëreni burrin tuaj vetëm ndonjë ditë gjatë javës. Duke mos ju pasur pranë, ai do t’ua dijë kimetin më mirë.

Besimi
Nëse keni besim te vetvetja dhe te partneri, atëherë keni më shumë gjasa që të keni një jetë të gjatë e të lumtur së bashku. Kjo nënkupton që nuk do të përqeshni të metat e partnerit, do t’i ofroni përkrahje të parezervë, e momentet e dobësisë nuk do t’i përdorni si argumente gjatë grindjeve dhe mospajtimeve.

Mitet për tradhtinë

Për të gjithë ata që mendojnë që e dinë se kush janë ata që tradhtojnë, ja shtatë mite të cilat do t’i thyejnë iluzionet e tyre. Miti në të cilin shpesh besojmë, sidomos ata që edhe vet tradhtojnë, nuk është i vërtetë, madje jo gjithmonë. Nëse është për t’iu besuar hulumtimeve, ky mit vlen për shumicën e femrave, por jo edhe për meshkujt. Shumica e meshkujve, të cilët, i duan partneret e tyre dhe për to kanë lojëra të shkëlqyeshme seksuale, nuk e lëshojnë mundësinë që të shtrihen me femrën tjetër. Një hulumtim ka treguar se 56% e meshkujve, të cilët, i tradhtojnë partneret e tyre, në shtëpi janë të lumtur. Këtë e kanë konfirmuar vetëm 34% e femrave që tradhtojnë. Tek femrat zakonisht vlen se, “tradhtojnë ngase janë në shtëpi të palumtura”.

Meshkujt tradhtojnë më shpesh se femrat
Trendët botërore flasin se tradhtia e meshkujve ngadalë është dukë rënë, dhe se femrat njëjtë shpesh lëshohen në aventura.

Tek tradhtia bëhet fjalë vetëm për seksin
Edhe pse shpesh është kështu, nuk është gjithmonë. Në afera individët zakonisht mundohen të shijojnë atë që u mungon në lidhjet e tyre. Dhe në secilën lidhje kanë shumë gjëra që mungojnë. Kështu që as partnerët e shkëlqyeshëm nuk janë të sigurt për tradhtinë, pasi që partnerëve të tyre kjo përsosmëri mund t’i gërditet. Kështu që, nuk bëhet fjalë vetëm për seksin.

Nëse ju tradhton, nuk ju do
Zakonisht pohohet, por edhe shumica e mbështesin këtë, se ata që tradhtojnë, nuk duan. Megjithatë, këtu është fjala për diçka tjetër. Nëse partneri/ja ju tradhton, atëherë nuk ju respekton, përkatësisht nuk e respekton marrëveshjen tuaj. Por, kjo në asnjë rast nuk do të thotë që nuk ju do. Në fakt, shumë njerëz mund ta dallojnë dashurinë nga seksi, e vetmja gjë është që duhet të shikoni se a ju përgjigjet definicioni i dashurisë dhe a u mjafton.

Aferën keni mundur ta parandaloni
Nuk qëndron. Mund të përpiqeni sa të doni dhe të tentoni të jeni me partner sa më të mirë, dhe të kërkoni ndonjë shenjë për tradhtinë e mundshme, por nuk do të mund ta parandaloni. E tëra që mund të bëni është të zgjidhni partnerin sa më të mirë, i cili u përgjigjet dhe për të cilin besoni që do ta respektojë marrëveshjen e juaj për besnikëri.

Tradhtia është vetëm praktikimi i seksit
Do të donim që të besojmë në këtë, por nuk është e vërtetë. Pasi që ndjenjat e forta të tradhtisë mund rëndë ta godasin partnerin dhe lidhjen tuaj. Shpesh janë më të fuqishme se sa tradhtia fizike. Në fakt, ndjenjat na bllokojnë, vështirë i largojmë nga mendimet, na përcjellin kudo dhe gjithmonë, madje edhe kur jemi në shtrat me partneren. Momentet e përjetuara me tjetrin, partneri juaj do ta kuptojë si tradhti emocionale. Dhe ju, ndoshta, më nuk do të mund të ktheheni në lidhjen tuaj.

Tradhtia mund ta shpëtojë lidhjen
Në këtë mit më shumë besojnë individët që tradhtojnë. Por, kjo nuk qëndron kështu! “Kërcimi mbi gardh” shpesh e shkatërron besimin e partnerit, ndërsa besimi është baza e secilës lidhje të fortë. Vetëm çiftet e rralla mund të rikthehen në vendin në të cilin kanë qenë para tradhtisë. Kërcimi mbi gardh” është mashtrim, dhe sidomos ai që është tradhtuar, kurrë nuk do ta harrojë, ndërsa tradhtia shpesh sikur një sfond i errët tërë kohën u përcjellë, nëpër tërë lidhjen. Natyrisht, nën supozimin se keni vendosur të qëndroni së bashku.