Mjekët kancerin e prostatës e shërojnë me “shok terapinë”

kanceriMeshkujt me fazë të përparuar me kancer të prostatës i kishte shëruar në tërësi terapia e quajtur “shok terapia”, me një dozë të madhe me testosterone.

Edhe pacientëve të tjerë, që kishin marrë pjesë në këtë hulumtim kanceri, ngadalë kishte filluar t’u tërhiqej. Niveli i antigjenit specifik për prostatë, i cili njëherësh është edhe marker tumoral, me ndihmën e të cilit relativisht herët mund të zbulohet kanceri, në mënyrë drastike ishte zvogëluar te shumica prej 47 meshkujve, që i ishin nënshtruar terapisë së re, transmeton gazeta Kosova Sot.

Te një pacient madje niveli i antigjeneve kishte rënë në zero tre muaj më pas dhe pas 22 cikleve shërimi, kanë theksuar shkencëtarët. Ky eksperiment potencial mjekësor ishte nisur në universitetin “John Hopkins” në Baltimor.

“Qëllimi ishte që përmes shokit të vrasim qelizat e tumorit duke i sulmuar me testosterone. Rezultatet ishin mahnitëse, edhe pse jemi në fazën fillestare. Na trimëron akti se sëmundja te shumica e meshkujve tash e një vit, që prej se janë kyçur në këtë qasje, po stagnon”, ka deklaruar mjeku që kishte iniciuar këtë metodë të shërimit.

Komento