Mjekimi i rënies së flokëve me birrë

Mjekimi i rënies së flokëve me birrëRrënia e flokëve, sigurisht që bën pjesë në makthet e pjesës estetike të çdo femre. Sidomos në stinën e vjeshtës. Si ta luftosh? Zgjidhja është nëjë recetë natyrale me birrë të zezë që do të të ndihmojë jashtë mase.

Përbërësit:

1 banane

1 vezë

1 lugë mjaltë

½ filxhan birrë e zezë

Përgatitja do të të marrë vetëm pak minuta:

Në një enë të pastër vendos të gjithë përbërësit. Me ndihmë të blenderit përzieji mirë deri sa të krijohet një masë homogjene.

Aplikimi:

Aplikoje këtë masë në flokët e tua, kryesisht në rrenjë dhe mbuloi flokët me një peshqir. Pasi ta kesh lënë për rreth dy orë shpëlaji flokët dhe më pas laji si zakonisht. Këtë procedurë mund ta përsërisësh një herë në javë, të paktën për një muaj.

Komento