Mjeshtëri për frizura të bukur

Shumica e grave nuk janë të kënaqura me flokët e tyre. Pritjet te sallonet e floktareve na marrin shpesh energjinë, sepse disa frizura kërkojnë mundime të mëdha, humbje kohe dhe para. Jam e sigurt se të gjitha ne e pyesim veten: a ia vlen gjithë ky mundim për frizurën që zgjat vetëm një ditë?

Tokëzat e sajuara të çastit
Provoni disa mjeshtri (marifete) të vogla me ndihmën e të cilave do ta kurseni kohën, kurse flokët tuaj do të duken të përsosura.

Tokëzat e sajuara
Për t’i sajuar tokëzat e vërteta të çastit ruani kartonët e letrës së tualetit dhe veproni në këtë mënyrë:
* Ndani flokët e porsalara në dhjetë pjesë, merrni rolet e kartonit, mbështillni flokët dhe përforconi anash. Pastaj flokëve ua vini llakun dhe i lini të thahen për 30 minuta.
* Zhdridhni kartonët, shkundni ngapak flokët me gishta dhe bëni formën e frizurës.

Birra për flokë të bukura
I keni flokët jo të drejta, nuk dëshironi t’i shkurtoni, kurse frizura, megjithatë ju duket e njëtrajtshme. Receta e vjetër për flokë të bukura është birra. Në flokët e thara hidhni birrë dhe më rastin e tharjes së flokëve kthejeni kokën së poshtmi. Me zhubravitje të flokëve do t’i arrini efektet, sikurse, vërtet, të kishit dalë nga salloni i floktares.

Stolitë për flokë ia ndërrojnë pamjen frizurës
Shfrytëzojeni modën e sivjetme, stoliseni flokët me shirita, karfica (rajfe) dhe me filketa interesante Është njësoj se a bëheni gati për të shkuar në punë, në shkollë, për dalje të mbrëmjes ose vetëm për kafe me shoqet, nuk do të gaboni, nëse në flokë keni vënë karfica stolisëse, që kushtojnë 10 deri 20 euro. Për variantet ditore floktaret propozojnë karfica dhe shiritat të thjeshtë njëngjyrësh, kurse për rastet e mbrëmjes flokët tuaja mund t’i zbukurojnë shiritat dhe karficat (rajfet) glamuroze me përla të vogla dhe me pupla. /Telegrafi/

2 Comments

  1. ju lutem tregoni c'ka do te thot fjala sajuar se shpesh her permendet...
    se motra iem nuk eshte e kenaqur em floket veta...

  2. me qka duhet te lajm floket me yndyr

Komento