Moda e meshkujve pranverë-verë 2011

Për dallim nga moda e femrës, ku variacionet në trendet janë sezonale, ndryshimet në modën e meshkujve janë të rralla.
Disa detaje “in” janë moderne dhe pas disa viteve. Me siguri, ajo është e lidhur me faktin se burrat nuk janë aq të varur nga përcjellja e trendeve të modës, por larg prej saj se nuk i ndjekin fare.
Disa vitet eë fundit janë dëshmi më e mirë se burrat e kanë të rëndësishëm çfarë veshin, çfarë ere mbajnë dhe si duken. Prandaj ju propozojmë trendet e modës për vitin 2011. Nuk duhet të jeni në trend, por është mirë të jeni të drejtuar.

Xhinse për meshkuj

Vitin e fundit e shënuan xhinset me një qepje të re dhe për ne e çuditshme. Disa modele të vitit 2010 do t’i quajmë geta sesa xhinse për meshkuj. Për fatin tonë, por edhe për fatin e sistemit reproduktiv të meshkujve, xhinset në vitin 2011 më në fund do të jenë më të rehatshme nga të deritanishmet. Përsëri është modern teksasi i çelur, por edhe të errëta, klasika është e pashmangshme. Këtë vit do ta shënojnë xhinset me qepje klasike, kështu që thojuni lamtumirë qepjes së xhinseve të femrave.

Si të përcaktoni?

Gjatë zgjidhjes së xhinseve është e rëndësishme që ato të përshtaten në bel, përkatësisht mos t’ju vinë të ngushta apo mos t’ju vijnë të gjera. Tjetra është gjatësia, që më herët nuk mundej të gjendet, por tani nuk është problem. Për shembull, në lartësi prej 175 centimetra përgjigjet gjatësia prej 32, fakt i mjaftueshëm që të dini cili numër i xhinseve ju përshtatet. Dhe për në fund, duhet t’i provoni!

Bluza, këmisha dhe kostume

Kur bëhet fjalë për pjesën e lartë të veshjes, përkatësisht këmisha, xhup, bluza, gjithçka është pothuajse njëjtë si vitin e kaluar. Përveç pamjes ushtarake, e cila kthehet në modë. Gjithçka është në motive dhe ngjyra ushtare, nga këpucët e deri te syzet këtë vit do të jetë në trend. Me siguri, kjo nuk vlen për daljen në mbrëmje, atëherë do t’ju duhet gardërobë tjetër.
Hit absolut këtë pranverë janë palltot e lenit me ngjyra të çelura, diçka që duhet ta provoni. Kombinoni këto pallto leni, xhinse të thjeshta dhe këpucë sportive, atlete ose sandale. Gjatë zgjedhjes së këmishëve mos u mbani tek e bardha. Duke marrë parasysh se këtë pranverë do të jenë në modë këmisha moderne të errëta, zgjidhni një këmishë që do t’ju përshtatet me këpucët. Këmisha me kuadrate janë zgjidhje të trendit.

Me bluzat dhe aplikimet nuk është ndryshuar moda këtë vit. Moderne është lidhja e modës me brendet e industrisë, kështu që nuk do të jeni aq modern nëse në bluzën tuaj e keni shenjën e “Mercedez benc” ose ndonjë “makinë të neveritshëm”. Për më seriozët, këshillojmë slim bluza pambuku në të gjitha ngjyrat.

Këpucë
Në botën e këpucëve çdo gjë mbetet e njëjtë. Moderne janë çizmet “vintazh” dhe këpucët me shollë të trashë. Hit i verës do të jenë këpucë verore prej leni. Por, disa palë sandale të lëkurës do të përfshihen në kombinim.
Aksesorë

Torbat. Këtë vit torbat e mira të lëkurës ose model më sportiv nga një material i pambukut. Torbat nuk janë vetëm për gra… Syzet janë prej aviatori klasik e deri retro modele me korniza më të trasha. Trend i papritur për këtë vit janë tatuazhet. Moda arriti deri te lëkura. Shikoni galerinë me fotografi nga pistat botërore të modës këtu.

Komento