Moda e viteve të 70-ta me version të ri

Të gjitha tendencat e viteve të shtatëdhjeta po kthehen në version të ri modern për ta pushtuar këtë sezon, me ngjyra të freskëta dhe elemente si kapela, dorashka lëkure, fustane me ngjyra, pallto me linja elegante dhe funde…

Në vitet shtatëdhjetë, damat e klasës së lartë ishin të njohura me pamjen e tyre elegante dhe të thjeshtë, për dallim nga skena “underground” që ka ndikuar në zhvillimin e një stili pak më të ndryshëm, përkatësisht glam-rok.

Si kontrast komplet njëra skenë ofronte veshje klasike, kurse tjetra kaloi në ekstremitet me grim të fuqishëm dhe të ndritshëm, frizura, taka të larta, fustane të shkurtër dhe muzikë të lartë.

Të dy stilet kanë ndikim të madh sot në mbarë botën. Edhe pse ndryshohen në lidhje me praninë e tyre në masat e gjerë megjithatë thuhet: “Çdo modë e kaluar kthehet përsëri”. Kështu që edhe kjo pamje klasike e amvisave dhe damave të viteve shtatëdhjetë po kthehet me gjithë ndriçimin e vet.

Juve ju mbetet t’i shikoni fotografitë e galerisë dhe të na thoni a ju pëlqen ky trend për këtë vjeshtë./telegrafi/