Moda orientale 2012

Të gjithë ju që preferonit stilin oriental të veshjeve, viti që po vjen është i juaji. Pa dyshim, do të jetë edhe i atyre që pëlqejnë të provojnë gjëra të reja.

Viti 2012, sipas Elle dhe shumë shtëpive të modës, është vit i veshjeve me stil oriental. Janë lansuar edhe shume foto, ku mund të shohim modele shumë të njohura duke pozuar me veshje me këtë stil. Pa dyshim, duken mrekullueshëm.

Nga ajo që mund të shohim, duken veshje shumë komode. Janë të shoqëruara me aksesor të ndryshëm dhe po ashtu flokët mund të zbukurohen me lule. Kur flasim për lule, padyshim mbretëresha e luleve orhidea, sugjerohet si opsion i parë.

E mira e këtij trendi është se mund të bëjmë kombinim të rrobave që ndoshta i kemi aty prej kohësh, pa u menduar fare se mund të dukemi jashtë trendit. Mjafton që të bëjmë kombinim të këndshëm me aksesoret dhe me kapjen e flokëve. Po ashtu rripat do të jenë një pjesë shumë e rëndësishme.

Këtij trendi vërtetë i nevojitet një trup vital dhe me një peshë ideale, sepse kilet e tepërta nën këto veshje, do të zbehin bukurinë.