Modele flokësh për femra me hundë të madhe

giselle bundchenNëse keni shumë vështirësi që të gjeni modelin e duhur për flokët tuaj, vetëm për shkakun se hunda juaj është pak me e madhe seç duhet të jetë, atëherë ju sugjerojmë të shikoni këto modele flokësh që do t’ju japin disa ide interesante se si të fshihni këtë difekt të lindur.

Modeli i ondeve të lehta dhe kaçurrelave të mëdha
Ondet dhe kaçurrelat mbulojnë shumë defekte të fytyrës, për këtë arsye edhe hunda zvogëlohet nga volumi i flokëve dhe nuk bie shumë në sy.

E njihni modelen me famë botërore Giselle Bundchen? Ajo përdor këtë model të bukur flokësh për të fshehur në mënyrë elegante hundën e saj pak të gjatë.

Lehtësisht mund ta arrini këtë model me një mashë me pllakëza të holla.

 

giselle

 

Balluket
Balluket e shkurtra të kthyera në një krah, janë gjithashtu një zgjedhje shumë e mirë për të fshehur çdo defekt të mundshëm të hundës tuaj. Mund të zbehin pamjen e hundës pasi vëmëndja më e madhe shkon tek balluket dhe tek forma e syve tuaj sesa tek hunda juaj. Mos harroni që duhet të shmangni modelet e shkurtra të flokëve, dhe të shmangni flokët shumë të drejta, edhe pse ato janë shumë në modë ju duhet të dini që është shumë më e rendësishme të dukeni bukur sesa të ndiqni modën. Po ti ndiqni këto këshilla nuk do të jetë e nevojshme të shqetësoheni për pamjen tuaj, sepse ajo do jetë gjithmonë perfekte.

lea michele

 

 

Komento