Modelet e flokëve te fëmijët

Thjeshtësia e stileve të flokëve te fëmijët përfundon rreth moshës dymbëdhjetëvjeçare, kur fëmija fillon t’i kushtojë kujdes dukjes së vet, si edhe modelit të flokëve që i pëlqen. Deri në atë moshë, janë prindërit ata që kujdesen për prerjen e flokëve të fëmijëve të tyre.

Duhet pasur parasysh se stilet e thjeshta të flokëve janë më të mira për fëmijët e vegjël, duke qenë se qëllimi i vetëm i tyre gjatë ditës është loja, ashtu që flokët nuk duhet t’u shkaktojnë probleme gjatë luajtjes me top, apo ndonjë aktiviteti tjetër.

Po ashtu, duhet pasur kujdes te modelet e flokëve që të mos jenë të komplikuara, ashtu që flokët të mos u ngatërrohen.

Gjatë stileve të tilla kini kujdes që flokët të mos jenë të shtrënguara shumë, që fëmijës të mos i dhemb koka. /Telegrafi/

 

Komento