Molla e lëngshme, kundër celulitit

Fillimi më i mirë i luftës kundër celulitit do të ishte shëtitja e rregullt në natyrë.

Suksesit do t’i kontribuojë edhe një dush, pa marrë parasysh nëse uji është i ngrohtë apo i ftohtë, si dhe konsumimi i shumë pemëve dhe perimeve.

Celuliti më pak është i vërejtur në lëkurë të rrezitur dhe në lëkurë jo shumë të bardhë.

Por, në vend se të rreziteni me rrezet e dëmshme të diellit, më mirë do të ishte të përcaktoheshit për një mënyrë më të shëndetshme, një gjë të tillë sugjerojnë edhe ekspertë të ndryshëm. Nëse dëshironi që të futeni në luftë serioze kundër celulitit, në këtë luftë më me rëndësi është që t’i qaseni me seriozitetin më të madh të mundshëm.

Në vend të detajeve dhe analizave të lëkurës, më shumë përqendrohuni në ndryshimet e shprehive për një periudhë të gjatë kohore dhe përqendrohuni në ato të vogla, por që rezultatet do të jenë shumë të dukshme.

Celuliti është armiku më i madh që shfaqet kundër figurës së femrës. Është shumë e vështirë që edhe yjet e mëdha ta largojnë me lehtësi celulitin. Shumë yje të njohura të botës, përfshirë Bijons, Kejt Mos e disa të tjera, kujdes të veçantë i shtojnë dukjes së tyre.

Ato janë mjaft të pasura, por nuk është çelësi për largimin e celulitit vetëm tek pasuria. Prandaj për fillim përcaktohuni për mënyra natyrale, duke filluar me lëngshmërinë e mollëve të gjelbra.

Dielli vetëm sa keqëson gjendjen

Rrezitja vetëm sa thekson celulitin, paralajmërojnë ekspertët. Vetëm pas katër minutave të kaluar në diell të fortë, proteinat dhe elasticiteti i lëkurës fillon të bie, ndërsa lëkura tretet, ndërsa celuliti bëhet edhe më i dukshëm.

Bijons nuk turpërohet nga celuliti i saj

Pektina, substancë kjo që gjendet në mollë, lufton kundër kolesterolit.

Molla përmban ujë, vitamina, minerale dhe proteina, të cilat rregullojnë tretjen dhe përforcojnë sekretimin e urinës. Pektina në mollë pengon molekulat e kolesterolit, duke u larguar ato nga organizmi.

Armiku më i rrezikshëm është sheqeri

Përpos se trash organizmin, yndyra bëhet edhe më e dukshme në trup. Përpos kësaj, sheqeri ndikon mjaft negativisht duke ngadalësuar sistemin e qarkullimit të gjakut, prandaj më së miri do të ishte që ushqimin i cili është i pasur me sheqer ta shmangni.

Dita fillon me limon

Pa ujë, nuk ka as largim të celulitit, prandaj, do të ishte shumë mirë që së paku të konsumoni një litër ujë dhe disa gota çaj të bimëve çdo ditë. Ditën më së miri do të ishte ta fillonit me një gotë të ngrohtë me ujë, në të cilën keni shtuar një lëng të freskët limoni.

Dushi i kombinuar, për qarkullim më të mirë

Përpos zgjimit me limon, ekspertët sugjerojnë që herët në mëngjes të bëni një dush të kombinuar me ujë të ngrohtë-të ftohtë. Ky dush i kombinuar do të qëllojë dhe do të shpejtojë sistemin e qarkullimit të gjakut.

Aromaterapia për lëkurë të butë

Masazhi në shtëpi me disa vaj nga rrushi, me letër të zezë, do të eliminojë disa helme që gjenden në trupin tonë. Ky vaj do të shpejtojë qarkullimin e sistemit të gjakut, ndërsa selvia ndikon kundër mbajtjes së lëngjeve.

Celulit – ok, por edhe më tutje këndoj

E bukura Bijons, fare nuk turpërohet nga celuliti i saj. Kundër saj, këshillojnë aromaterapistët, ndikon vaji i paçulit, ngase zvogëlon oreksin, parandalon mbajtjen e lëngjeve dhe forcon lëkurën.

Komento