Molla ju ndihmon në zhdukjen e yndyrës së lëkurës

maskePër të gjithë ato femra që vuajnë shumë nga yndyra e tepruar në lëkurë, ka ardhur momenti që të aplikoni këtë maskë mjaft të thjeshtë por edhe shumë të domosdoshme.

1 mollë e pa qëruar

5 lugë të vogla kos

Pastrojeni mollën nga brënda, hiqini farërat dhe prijeni në copa të vogla. Grijeni në blender deri sa të bluhet mirë dhe të jetë në formë kremi. Përzijeni me kosin duke e trazuar me një lugë apo pirun. Përhapeni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Pastaj shplajeni me ujë të bollshëm të vakët dhe fshijeni butë me një peshqir. Gjithashtu mund ti shtoni disa pika mjalti nëse dëshironi .

Komento