Mos e filloni ditën me mendime të këqija

Nëse doni dashuri, afrojani atë të tjerëve, nëse doni miqësi, bëhuni i sinqertë…Shpesh e fillojmë ditën me mendime negative, gjë që na bën të jemi të mërzitur dhe të frustruar.

Në vend që të përqendroheni në atë që nuk do të donit të ndodhë, fillojeni ditën duke menduar në gjëra pozitive. Mendimet pozitive sjellin rezultate pozitive.

Krahas kësaj, duhet ta dini se në jetë ju kthehet aq sa edhe investoni. Nëse doni dashuri, afrojani atë të tjerëve, nëse doni miqësi, jini i sinqertë dhe miqësor, e nëse ëndërroni para, ofroni vlerë.

Nëse hezitoni që të kërkoni ndihmë nga të tjerët, do t’ua pamundësoni të tjerëve që të jenë të sjellshëm, kurse vetes do t’ia vështirësoni rrugën deri te suksesi.

Problemet me anëtarët e familjes, me miqtë, apo ndonjë njeri tjetër, shpesh janë probleme “të imagjinuara” tona. Shumë probleme ia krijojmë vetes pa qëllim.

Ndoshta të tjerët në të kaluarën nuk kanë bërë atë që kemi pritur nga ta, apo kanë bërë diçka që na ka shkaktuar frikë dhe pasiguri.

Por, vendimet i marrim ne vet, prandaj e kemi më lehtë që të zgjidhim edhe problemet që na mundojnë.

Komento