Mos pini lëngje të pemëve në vakt të darkës

Mos pini lëngje të pemëve në vakt të darkësShumë prindër mendojnë gabimisht se lëngjet e gatshme (të blera) të pemëve janë të shëndetshme për fëmijë.

Por, ekspertët thonë se fëmijëve nuk iu duhet dhënë lëngje të pemëve në vakt të darkës. Mund t’iu jepni qumësht, apo vetëm ujë, e jo edhe pije të ëmbla.

Sipas fjalëve të shkencëtarëve, lëngjet e pemëve kanë kontribuuar në rritjen e madhe të njerëzve me mbipeshë, me diabet të tipit II dhe me sëmundje të zemrës. Një adoleshent mesatarisht konsumon 40 % sheqer më shumë sesa që është e nevojshme.

– Pijet e ëmbla nuk janë të mira për fëmijët. Ata më së shumti duhet të pinë ujë – thotë profesori Tom Sanders, nutricionist nga Londra.

Në një studim, shkencëtarët kanë ardhur deri te përfundimi se lëngu i portokallit është njësoj i dëmshëm si edhe pijet e ëmbëlsuara. Fëmijët mund të pinë lëngje pemësh një herë në pesë ditë, insistojnë nutricionistët.

Komento