Mos u stresoni tepër! Ja pasojat…!

Stresi mund të shkaktojë sëmundje inflamatore të epidermës dhe të dobësojë qelizat imunitare.

Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga shkencëtarët.Lëkura është niveli i parë mbrojtës që organizmi ka ndaj infeksioneve.

Kjo barrierë është e gjitha fizike, por që ndonjëherë mund të ketë efekt irritant: nëse qelizat imunitare të lëkurës janë reaktive, mund të shkaktojnë sëmundje inflamatore të lëkurës, si p.sh. dermatit atopik apo psoriazis.

Sipas shkencëtarëve, është stresi ai që “ndez” infeksionet dhe shton shkallën e problemit. Mesa duket stresi rrit aktivitetin e qelizave imunitare, gjë që çon në shfaqjen e infeksioneve, në vend që ta mbrojë lëkurën.

Komento