Moschino sjell fustane të jashtëzakonshëm në Milano

Moschino sjell fustane të jashtëzakonshëm në MilanoFustanet të përpunuara me monedha, xhaketa ‘biker’ të frymëzuar nga retro stili, skena e sfilatës e cila ishte e regulluar sikur pallate baroku të rrënuara… Jeremy Scott arriti që natën e kaluar të verbojë edhe Prada edhe Fendi, por kryesoi veshja më e pazakontë që ishte fustani i bërë nga llambadari, që befasoi të gjithë të pranishmit por edhe ato që nuk kishin marrë pjesë në sfilatën e modës Moschino në Milano.

“Jeremy Scott nuk është një kreator. Ai është një artist, por jo një dizajnues me shkallë të lartë”. Këto deklarata mund të dëgjoni shpesh në qarqet e modës, prej nga Scott arriti të bëhet pishtari krijues i shtëpisë së modës italiane. Modelet e tij, çantat ‘Happy Meal’ mund të bëhen një trend i mënjëhershëm dhe detaje të preferuara të Anna Dello Russo, por nga ana e ekspertëve të modës, është konstatuar për shumicën si tallje e modës.

Moschino sjell fustane të jashtëzakonshëm në Milano

I vetëdijshëm se ai kurrë nuk do të konsiderohet si i barabartë me Karl, Raf, Miuccia, Tom, John dhe vizionar të tjerë të modës, Jeremy ka vendosur të jetojë në rolin e artistit dhe mundohet të cilësohet si artisti më i madh i botës së modës (por edhe një kreator i shkëlqyer!) – Jean Paul Gaultier.

Moschino sjell fustane të jashtëzakonshëm në Milano

Duhet pranuar faktin se kjo ka qenë një nga shfaqjet më të suksesshme për panatyrshmërinë dhe veçantinë që ka bërë ky artist i madh francez. Scott ka përgatitur një sfilatë mode që i ngjantë një shfaqje teatri, me pallate baroku të rrënuara, veshje të pazakonta me materiale të djegura sikur po i del tymi dhe të leckosura.

Moschino sjell fustane të jashtëzakonshëm në Milano

Megjithatë, asnjë prej krijimeve nuk ka shkaktuar aq shume ovacione sa fustani me ‘llambadar’. Fotot në Instagram kanë qenë të pushtuara nga ky model fustani i veshur nga Anna Cleveland! Ky fustan i zi ka improvizuar llambadarin në siluetën e modeles, me detaje kristali të vogla të shpërndarë në mënyrë simetrike në tërë trupin.

Moschino sjell fustane të jashtëzakonshëm në Milano

Në përjashtim me disa modele paksa më dramatike të fustaneve, pjesa tjetër e sfilatës shoqërohej me modele estetike të Moschino-s, e bazuar në numër të madh të kombinimeve prej lëkure dhe llogoja e theksuar. Grimi dhe flokët janë bërë sipas stilit të viteve të 80-ta.

Komento