Mosha ideale për martesë

Një hulumtim i realizuar në Britani të Madhe ka treguar se femrat e sotme dëshirojnë të martohen më herët se ato para dhjetë vitesh.

Frika se mund të mbesin të vetmuara, ka rikthyer vlerat tradicionale të martesës.

Në studim janë përfshirë 2.000 femra në vitet e njëzeta të tyre, ndërsa rezultatet kanë treguar se ato mendojnë që mosha ideale për martesë është mosha 26-vjeçare, ndërsa mosha ideale për të lindur fëmijën e parë, sipas tyre, është mosha 27-vjeçare.

Ndërkohë të dhënat tregojnë se 78- 82% e femrave mendojnë se martesa duhet të zgjasë deri në fund të jetës./ikub

Komento