Nata, moment i rendesishem i kujdesit per vete

Enderroni qe te jeni me te bukur? Mund t’ia dilni mbane, por vetem nese vishni rrobat e duhura, aplikoni ne trup dhe fytyre kremra hidratues, kujdeseni per menyren e te ushqyerit. Keto mund t’ju ndihmojne te rimodeloni pamjen tuaj.

Ndonjehere ne fund te nje dite qe duket pa mbarim, enderrojme vetem qe te shkojme per te fjetur: te veshim pizhamet, t’u shkojme nje furçe dhembeve, nje uje te shpejte fytyres dhe pastaj drejt e ne shtrat.

Ky ritual eshte me i gabuar se kurre. Qe sot e tutje ketij rituali duhet t’i shtoni diçka me shume: kremrat e bukurise per te rimodeluar trupin tuaj. Nese do t’i kushtonit vetem dhjete minuta çdo dite trupit tuaj, te jeni te bindur se do t’ju ndryshoje e gjithe jeta, mjafton te jeni te duruar per te pare rezultatet e ketyre pak minutave ne vazhdim.

Nje rol te rendesishem luan edhe menyra e duhur e te ushqyerit, sidomos nese nuk eshte shume e pasur me sheqerna dhe karbohidrate dhe te mos perdoret kryesisht perpara gjumit. Ju duket e pamundur? Duhet te jeni te bindur qe funksionon per mrekulli, madje nuk eshte i nevojshem asnje shkop magjik. Dy jane zonat ku femrat mund te rimodelojne trupin dhe te kene shume sukses. Le t’i zbulojme me poshte.

Gjoksi
Pa ndihmen e kirurgut plastik mos mendoni se do te arrinit mrekulline, megjithate nese ajo qe kerkoni eshte thjesht nje efekt qe t’ju ndihmoje te dukeni me te bukura dhe terheqese, mund t’ia dilni fare lehte permes kremrave te ndryshem, qe po te aplikohen naten, rezultatet e tyre i shfaqin diten. Gjithçka eshte merite e perberesve aktive si aminoacidi i izoleucines, qe nxit grumbullimin e yndyrave dhe duket sikur ka nje funksion mbrojtes mbi fibrat e kolagjenit. Ju duhet vetem te keni durimin per ta aplikuar produktin mbi trupin tuaj, te pakten per disa muaj rresht.

Barku dhe krahet
Sa per t’ua kujtuar; edhe pse ne keto pjese me shume se kurre jane ushqimet dhe aktiviteti fizik qe bejne diferencen, duhet ta pranojme se disa kremra nate funksionojne vertete duke bllokuar rritjen e adipociteve te reja (qelizat rezerve te yndyres) dhe duke ndaluar veprimin e enzimes kolagjenoza (duke shkaterruar kolagjenin pergjegjes e elasticitetit dhe lekuren), i cili duket sikur eshte aktiv kryesisht gjate nates.

Nese do ta aplikonit kete krem nje muaj rresht ne trupin tuaj dhe do te ulnit ndjeshem ushqimet qe permbajne sasi te medha sheqeri (sidomos para se te shkoni per te fjetur), rezultatet do te fillonin te ishin mjaft te dukshme. Pra, mjaftojne disa minuta para se te shkoni per te fjetur dhe mund te arrini rezultate vertete te mira, por mos prisni ndryshime radikale si ato qe mund te japin bisturia, dieta dhe palestra.

Vithet
Po aktiviteti seksual, a ndikon per te pasur nje trup te bukur siç e kane yjet e Hollivudit dhe per ta mbajtur trupin ne forme? Ne fakt, kjo gje nuk ndikon shume, pavaresisht se mund te kujtoni shume yje, si per shembull J-Lo. Cila eshte karakteristika e pare qe ju vjen ne mendje kur kujtoni kengetaren latino-amerikane? Natyrisht trupi perfekt dhe te ndenjurat qe çdo vajze i enderron. Le ta themi hapur, qe çdo femer ndihet keq kur mendon qe ka vithe te gjera dhe te ndenjura te varura. Per shume vajza, kjo “anomali” shnderrohet ne nje turp personal ose siklet, duke ndikuar negativisht ne qenien e tyre dhe perballe nje mashkulli. Keshtu, mesimi qe duhet te marrim eshte vetem nje: te mos e nenvleresojme veten, por ta pranojme keshtu siç jemi, ndaj hidhni tutje pizhamet dhe vishni komplete intime. Ky eshte momenti per te ndryshuar qendrim. Lereni menjane ndrojtjen dhe futjuni punes per t’i bere meshkujt qe te lene koken pas jush.
Enderroni qe nje mengjes te bukur te zgjoheni me nje trup perfekt? Gjithmone para se te bini per te fjetur kujtohuni qe sot bukuria juaj e ka nje sekret me shume. Mos u mjaftoni vetem me vendosjen e nje kremi hidratues ne fytyre. Para se te vishni pizhamet, mendoni edhe per trupin.

Ne fakt, ndersa flini, disa substanca te kremrave qe ju aplikoni ne trup mund t’ju ndihmojne te permiresoni format fizike. Nuk eshte ndonje veshtiresi ta madhe, thjesht lyeni ngadale trupin. Ne kete menyre mund ta ndihmoni vertete veten duke rimodeluar format trupore, si per shembull duke holluar kembet, krahet, por edhe barkun vetem ne kater jave. Zakonisht me e gjate eshte koha e veprimit te kremrave per gjoksin dhe fytyren. Duhet te prisni disa per te pare rezultatet, qe natyrisht pas nje kohe relativisht te gjate do te jene te dukshme. Keshtu, per te pasur nje pamje me terheqese, mjafton vertete shume pak: nje krem trupi, kujdes dhe deshire per t’u zbukuruar.