Ndalni dëmtimin e lëkurës

Njollat e errëta, plasaritjet dhe flluskat, janë shqetësime të lëkurës që paraqiten shumë shpesh gjatë verës. Mirëpo, ekzistojnë disa mënyra, me anë të të cilave mund t’i pengoni problemet e tilla.

Vlerësimi i problemit
Para se të filloni trajtimin e lëkurës, kujdesuni që të kuptoni karakteristikat e saj kryesore, ndërsa për to më së shumti do t’ju ndihmojë dermatologu.

Ai do të vlerësojë më së miri se si ta trajtoni lëkurën e dëmtuar, si edhe cili krem i përgjigjet tipit tuaj të lëkurës.

Përdorni mbrojtjen e duhur
Rrezet ultravjollce janë fajtorët kryesorë për shumicën e problemeve të lëkurës. Edhe pse çdo ditë bombardohemi nga mesazhet që të shmangim daljen në diell, këtë rrallëherë e bëjmë. Prandaj, domosdoshmërish përdorni kremra për rrezitje apo kremra tjerë të përshtatshëm, të cilët përmbajnë së paku SPF 15. Nëse lëkura juaj është e ndjeshme, rekomandohet që të vishni rroba të tejdukshme të çelëta, të cilat do t’i mbulojnë pjesët e ekspozuara të trupit. Kujdesi ndaj lëkurës Është shumë me rëndësi që rregullisht ta pastroni lëkurën. Çdo ditë ndiqeni regjimin e rekomanduar: pastrim, tonikdhe njomje. Këshillohet që gjatë natës të përdoret krem kundër pigmentimit, të cilin do t’ua rekomandojë mjeku.

Kozmetika
Para se të filloni me përdorimin e një produkti të ri kozmetik, domosdo lexoni se çfarë përbërësish ka. Mos eksperimentoni dhe mos i ndryshoni brendet, sepse kjo mund ta dëmtojë lëkurën tuaj. Përdorni vetëm produkte për të cilat jeni vërtetuar se janë të përshtatshme për ju. Ndërsa nëse ende nuk jeni siguruar për efektin e ndonjë produkti, atëherë përdorni ndonjë produkt me bazë bimore. Trajtimet e duhura të fytyrës Trajtimet e fytyrës, rigjallërojnë dhe tonifikojnë lëkurën tuaj duke luftuar kundër efekteve të ambientit që ushtrohen mbi lëkurën delikate të fytyrës.

Çdo lloj i lëkurës ka nevojë për një mirëmbajtje përkatëse, e kjo më së miri mund të bëhet nga një specialiste në këtë fushë, si dhe nga preparatet përkatëse të kozmetikës. Sidomos, tani në stinën pranverë-verë, ka shumë rendësi parapërgatitja e lëkurës, pasi me mbarimin e stinës dimërore, lëkura për shkak të kushteve atmosferike reflekton tharje, ka krijuar një tërheqje dhe ka humbur shkëlqimin.

Për këtë arsye duhet ta “çlirojmë” atë nga qelizat e vdekura dhe ta hidratojmë, duke bërë fillimisht një pastrim të thellë të saj, që normalisht, është mirë të kryhet në qendra estetike, nga personat e specializuar në këtë fushë. Pastrimi, sigurisht që përfshin pilingun, serumet, kremrat e maskat përkatëse sipas tipit të lëkurës. Përdorimi i produkteve korrekte në përputhje me tipin e lëkurës, mundëson që lëkura të mos thahet, e jo vetëm të hidratohet, por edhe të mbrohet e ushqehet në mënyrë të rregullt.

Ajo që duhet të kemi kujdes është, se përveç produkteve hidratuese, rigjeneruese që duhet të përdorim, në varësi të tipit të lëkurës dhe problemeve të cilat i kemi, duhet edhe ta ruajmë atë nga rrezet e dëmshme të diellit, sidomos tani në pranverë-verë. Dielli mund të prishë strukturën e lëkurës, ndikon në krijimin e njollave e deri tek kanceri i lëkurës. Për këto arsye, përdorimi i kremit të diellit është më se i domosdoshëm.

Përveç aftësisë së tyre për të ndërhyrë në lëkurën tone, si një mburojë kundër rrezeve ultraviolet të diellit, këto produkte janë të pasura edhe me përbërës antioksidantë, hidratues dhe antiinflamatorë. Për një mirëmbajtje sa më të mirë të lëkurës preferohen trajtimet manuale të fytyrës nga mosha 30-vjeçare, që t’u shmangemi më vonë intervenimeve kirurgjike.

Komento