Ndiheni të lodhur, ja arsyet!

Ndiheni të lodhur, ja arsyet!Ka disa arsye pse shumë shpesh në mesditë ndjehemi të lodhur, duke filluar nga lënia mënjanë e ushqimeve e deri te mungesa e gjumit ose e lëvizjeve, kurse në mënyrë që të ndjehemi mirë mjafton të respektojmë rregullat themelore dhe ndonjëherë veten ta vendosim në plan parë.

– Mos rrini të uritur! Me siguri keni dëgjuar për këtë rregull bazë, por pyetja është se sa i përmbaheni. Përveçse vaktet nuk duhet të anashkalohen, ekspertët bien dakord se gjëja më e mirë është për të ngrënë tre vakte me ushqim të bollshëm dhe dy më të vogla për çdo ditë.

Përveç kësaj, nuk është mirë të reduktohen karbohidratet për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak dhe për të ndjerë urinë, por zgjidhni ato më të shëndetshme. Kurdo që keni mundësi zgjidhni, drithëra, makarona ose oriz. Kombinoni ato me ushqimet me fibra, të cilat do të sigurojnë konvertimin e karbohidrateve në energji.

– Nuk guxoni të keni etje: Kur ndieni etje kjo është tashmë tepër vonë, sepse ndoshta jeni të dehidratuar dhe niveli i energjisë ka rënë. Është e mundur që në një moment edhe ndiheni plotësisht të plogësht ose ju merren mendtë kur të ngriheni nga karrigia. Përmbajuni rregullave të vjetra për të konsumuar tetë gota ujë në ditë, duke llogaritur edhe ushqimet e lëngshme si, fruta, supë dhe ushqime tjera që gjithashtu përmbajnë ujë. Nëse merreni me ushtrime, duhet të intensifikoni konsumimin e ujit.

– Jetoni në frikë: Ne të gjithë kemi brengat dhe problemet tona, por pritja e vazhdueshme e skenarëve të këqij shkakton lodhje mendore. Në vend se të imagjinoni gjëra të tmerrshme që ndoshta nuk do të ndodhin asnjëherë, më mirë përqendrohuni në të tashmen dhe në gjëra që kanë zgjidhje.

– Bëhuni aktivë: Po, është e vështirë të imagjinohet se pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme të shkoni në palestër, por ushtrimet sigurojnë energji. Nëse keni mundësi praktikoni të paktën tri orë para gjumit ose në mëngjes nëse është e mundur për të lejuar trupin për t’u çlodhur dhe që temperatura e trupit të bjerë siç ndodh zakonisht para gjumit.

– Kufizoni përdorimin e kafeinës: Edhe pse kafeja na stimulon dhe shumë prej nesh nuk mund të imagjinojmë një ditë pa një filxhan kafe, duhet kufizuar kafeinën. Shumë kafeinë, sidomos në mbrëmje, mund të shkaktojë pagjumësi kështu që do të filloni ditën e nesërme të lodhur. Më mirë do të ishte për të pirë kafe pasdite.

– Bëni gjumë të mjaftueshëm: Aq më të vjetër të jemi, më lehtë lodhemi. Kurse një natë e privuar nga gjumi mund të ju rraskapit gjatë disa ditëve të ardhshme. Me këtë ritëm të shpejtë të jetës është normale që ndonjëherë të shkojmë për të fjetur më vonë, por mbani në mend se ju duhen rreth shtatë orë gjumë.

Komento