Ndjesia e mashkullit zgjat jetën e femrave

Më fal“ mund të jetë fjala më e vështirë, por shkencëtarët pohojnë se kjo fjalë mund të jetë edhe ilaçi më i mirë.

Shkenctarët kanë vërtetuar se grave që u kërkohet më shumë një falje në dit, jetojnë më gjatë dhe më pak vuajnë nga stresi dhe problemet me zemrën. Pulsi i gruas kthehet në gjendje normale 20 për qind më shpejtë gjatë kërkimit të faljes me kohë, se sa pa të.

Shkenctarët kanë matur shtypjen e gjakut të 29 burrave dhe 59 grave. Rezultatet tregojnë se pulsi i një gruaje nervoze kthehet në gjendje normale 20 për qind më shpejtë nëse i thuhet më fal, për dallim nga burrat, të cilëve u nevojitet më shumë kohë për t’u qetësuar.

Ekspertët vërtetuan se ka dobi potenciale për shëndetin gjatë të faljes, veçmas për gratë, të cilat jetojnë më gjatë dhe më pak vuajnë nga stresi.